Vjedhja e Thesarit, Berisha: Heshtim se s’duam të destabilizojmë sistemin bankar
Dhjetë ditë pas vjedhjes së thesarit të BSH, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë në lidhje me këtë skandal.I imponuar dhe nën “presionin” e komentuesve në rrjetin social facebook, Berisha pasi e ka cilësuar si një krim të rëndë, është shprehur se ky krim është denoncuar nga vetë Banka e Shqipërisë, duke marrë në mbrojtje Guvernatorin."Ju keni të drejt për pyetjen që shtroni.Unë ju siguroj se vjedhjen e parave ne BSH e konsideroj një krim të rënde të shëmtuar që duhet ndëshkuar me të gjithë forcën e ligjit.Nga ana tjeter ky krim i shëmtuar është zbuluar dhe denoncuar nga vet Banke e Shtetit në prokurori dhe kjo e fundit ka nisur një hetim të plotë ,dhe deri tani janë arrestuar 7 punonjës te Bankes", komenton Berisha.Ish-kryeministri Berisha, është shprehur se opozita është e vendosur të mos nxisë destabilizimin e sistemit bankar, duke justifikuar edhe në një farë mënyre heshtjen e opozitës për skandalin e vjedhjes së BSH."Së fundi,mendoj se është në interesin e çdo qytetari qe ka depozita bankare ne sistemi bankar te vendit qe te shmanget presioni mbi bankat dhe cdo akt tjeter destabilizues ndaj sistemit bankar. Është qëndrimi ynë i prere si opozite te mos nxisim ne asnje rast destabilizim te bankave sic beri Edi Rama ne vitet 2008-2009,me shprese se do falimentonte ndonje banke,dhe nxiste terheqjen e kursimeve nga bankat e vendit. Kete ne nuk e bejme sepse kjo do ishte goditje shumë e rënd për te gjithe ata qe kane vendosur kursimet e tyre ne sistemin tone bankar", përfundon Berisha.Një nga komentuesit në facebook i kërkon deputetit demokrat që të prononcohet në lidhje me vjedhjen e BSH dhe të japë një shpjegim se a ka gisht ai në këtë vjedhje duke qenë se ka zgjedhur 2 herë guvernatorin e BSH.Sondazhi i Ora News [poll id="25"]Pyetja që Berishës i bëhet nga një komentues rreth orës 15:45
Përgjigjia e Berishës në FB
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter