Durrës, në sezon turistik shpërthejnë pusetat te Shkëmbi i Kavajës
Ne pikun e sezonit turistik, ujërat e zeza në zonën e Shkëmbit të Kavajës vijojnë të përbëjnë problem.Disa puseta kanë shpërthyer duke formuar pellgje dhe burime të mëdha uji të ndotur, nëpër oborre, trotuare dhe ne rrugët e zones turistike.Bodrumet e nje blloku pallatesh jane permbytur totalisht, duke shkaktuar jo vetem dëme, por edhe ndotje masive.Jo vetëm pamja, por edhe era e rëndë duket se nuk e ka shqetësuar komunen e Rrashbullit, ujesjellesin e mjedisin , te cilet përballë kësaj situatë nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për të riparuar tubacionin e ujërave të zeza apo për dërguar punonjësit e komunales për të zhbllokuar pusetat.Shkembi i Kavajes sipas burimeve zyrtare, pritet që te frekuentohet nga mbi 500 mijë turistë gjatë gjithë sezonit. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter