Spartak Ngjela- Fullanit: Jep dorëheqjen. Shko përballu me drejtësinë

Spartak Ngjela i kërkon Ardian Fullanit të japë dorëheqjen nga posti i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe të përballet me drejtësinë dhe shtypin që të fitojë dinjitetin ose të vuajë akuzën.Përmes një postimi në facebook Ngjela shprehet i indinjuar për vjedhjen e 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë, ndërsa shpreh dhe bindjen se kështu ka qenë për 20 vjet.Deri tani nga 9 persona mes tyre 8 punonjës banke janë të arrestuar për këtë skandal të zbuluar në dhjetorin e fundit të korrikut. Kryeministri Edi Rama ende nuk ka bërë asnjë deklaratë ndësa Ndërsa kryetari i Parlamentit kreu i LSI-së pak ditë më parë e quajti një zhvillim aspak të këndësh.Duke kërkuar që drejtësia të gjejë përgjegjësit Meta nënvizoi se kjo ngjarje që nuk duhet të përdoret për të dëmtuar reputacionin e bankës. Sot reagoi edhe ish kryeministri. I imponuar dhe nën “presionin” e komentuesve në rrjetin social facebook, Berisha e pasi e ka cilësuar si një krim të rëndë i cili është denoncuar nga vetë Banka e Shqipërisë justifikoi heshtjen duke deklaruar se opozita është e vendosur të mos nxisë destabilizimin e sistemit bankar.[poll id="25"]  

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter