Kinë, tërmeti 6.1 ballë i merr jetën 367 personave

Kinë-Të paktën 367 persona kanë humbur jetën pas një tërmeti me magnitudë 6.1 ballë të shkollës rihter, ndërsa 1300 të tjerë kanë mbetur të plagosur.Mediat shtetërore kineze thonë se tërmeti goditi zonën në jug-perëndim të Kinës, 11 kilometra në veriperëndim të provincës së Yunnan rreth orës 16:30 sipas orës lokale.Zyrtarë lokalë thanë se nga tërmeti janë shkatërruar shumë shtëpi dhe ky është tërmeti më i fuqishëm për këtë krahinë në 14 vitet e fundit.termet ne kine 2BBC shkruan se të gjithë viktimat janë nga krahina Qiaojia në rajonin Zhaotong.Fillimisht u raportua se numri i viktimave ishte 26 persona por agjencia kineze Xinhua raportoi se numri i të vdekurve ishte rritur ndjeshëm, në 367.Agjencia e lajmeve thotë se epiqendra e tërmetit ishte në Longtoushan në qarkun Yunnan Ludian.termet ne kine 1Shumë njerëz dolën nga banesat e tyre pas tërmetit të fuqishëm, ndërkohë është ndërprere edhe furnizimi me energji elektrike dhe të paktën një shkollë është shemburNë vitin 1970, një tërmet me magnitudë 7.7 në Yunnan vrau të paktën 15.000 persona. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter