Koalicioni LDK-AAK-Nisma paralajmëron Thaçin: Do rishikojmë vendimet e fundit të qeverisë
Kosovë- Përmes një komunikate të shkurtër, koalicioni paszgjedhor i partive opozitare sot në mëngjes ka thënë se të gjitha vendimet e fundit të qeverisë në largim do të rishikohen kur ata të krijojnë qeverinë.“Koalicioni LDK-AAK-NISMA edhe njëherë shprehë shqetësimin për vendimet që qeveria në largim vazhdon t’i marrë. Këto vendime janë të dëmshme dhe të çuditshme, dhe të gjitha do të jenë subjekt i rishikimit dhe anulimit”, është teksti i plotë i komunikatës pa dhënë ndonjë detaj se për cilat vendime sakt bëhet fjalë.Një nga kontratat e fundit të kontestuara të Qeverisë Thaçi II është edhe kontrata për autostradën e dytë me kompaninë amerikane "Bechtel", kontratë që e ka përshëndetur edhe Ambasada e SHBA've në Kosovë.Po lidhur me këtë në një reagim të dytë, koalicioni LAN deklaron se i gëzohet autostradës për Shkup dhe do ta përkrahë këtë projekt."Koalicioni LAN i gëzohet autostradës për Shkup dhe do të përkrahë këtë projekt Koalicioni LDK-AAK-NISMA mohon të ketë përmendur ndonjë projekt të veçantë për rishikim, siç është raportuar në media të caktuara", thuhet në komunikatën e tyre.Megjithatë, blloku opozitar insiston në ndaljen e marrjes se vazhdueshme të vendimeve të qeverisë në largim, të cilat sipas tij po e dëmtojnë vendin.