Pema e çuditshme që prodhon 40 fruta të ndryshme!
Imagjinoni një pemë që prodhon jo vetëm një lloj fruti, por një shumëllojshmëri të tërë! Profesor i Artit në Universitetin e Syracusës, Sam Van Aken, e bëri këtë ëndërr realitet duke krijuar Pemën me 40 Fruta. Në thelb ajo është një dru frutor në degët e të cilit prodhohen më shumë se 40 lloje frutash - qershi, kumbulla, pjeshkë, nektarina, kajsi dhe bajame.Van Aken bleu një kopsht dhe filloi të kryente eksperimentin e tij.Çfarë bëri? Nëpërmjet procesit të transplantimit, morri një pjesë të një druri frutorë dhe pastaj e futi atë atë në një prerje të bërë në pemë. Në këtë vend rritet dalë-ngadalë një degë që jep fruta. Të njëjtën gjë, ai e bëri me varietete të ndryshme pemësh, duke bërë në këtë mënyrë që pema e tij të jetë e përbërë nga disa pemë të ndryshme ...."Pamjen më të bukur kjo pemë e ka në pranverë, ku lule shumëngjyrëshe çelin në degë të ndryshme të saj. Por edhe kur frutat e ndryshme piqen, pamja e pemës nuk është më pak impresionuese ... "thotë ai./nevilazhupa/oranews online/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter