Shqiptarët që janë në Listën e Zezë të SHBA, mes tyre edhe Menduh Thaçi
Në Listën e Zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë edhe shumë shqiptarë. Edhe pse kjo listë është rifreskuar nga Departamenti Amerikan i Thesarit, megjithatë aty vazhdojnë të mbesin ende shumë emra të njëjtë, kryesisht ish ushtarë dhe ish udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).Gazeta Blic shkruan se në këtë listë, të cilin vazhdojnë të jenë shumë ish-ushtarë dhe ish- komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është edhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh ThaçiPos ish- komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylës, tani deputet i PDK-së, në listën e Zezë të SHBA-së, është edhe ish- komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skenderajt, anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, i cili tani është deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Daut Haradinaj, tani deputet i AAK-së, Rrustem Mustafa, deputet i PDK-së, Fatmir Limaj, lideri i Nismës për Kosovën, Haradin Balaj, Ramiz Lladrovci etj.Në Listën e Zezë të SHBA-ve edhe më tutje vazhdon të jetë edhe ish- ushtari i UÇK-së dhe ish- prorektori i UP-së, Nuri Bexheti.Në Listën e Zezë është edhe Rrahim Ademi, shqiptar i cili ka qenë në radhët e ushtrisë kroate. Pastaj në këtë listë është edhe Xhevat Ademi, Gafurr Elshani i AKSH-së, Hidajt Beqiri, Tahir Dalipi, Gafur Elshani, Sabit Gashi, Skender Habibi, Nevzat Halili, Xhavit Hasani, Xhemajl Hyseni, Avdyl Jakupi, Izmet Kryeziu, Emrush Xhemajli.Ndër emra tjerë shqiptarë në Listën e Zezë të SHBA-së janë edhe: Xhavit Morina, Isak Musliu, Jonuz Musliu, Shefqet Musliu, Maliq Ndrecaj, Daut Rexhepi, Sait Rushiti, Shaqir Shaqiri, Xhezair Shaqiri, Emrush Suma, Sami Ukshini, Shefit Xhaferi.