Ndërpritet energjia elektrike, disa zona të Tiranës pa ujë të pijshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Gusht 2014, 22:49
Tiranë-Si pasojë e një ndërprerjes së energjisë elektrike, në kryeqytet do të ketë kufizim të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona.Lajmi është është bërë i ditur nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë. Si pasojë e këtij defekti do të ketë ndërprerejë të furnizimit me ujë në zonën e ish-Bllokut, në rrugën 3 Dëshmorët në Yzberish.Kufizime do të ketë edhe te Komuna e Parisit, Spitali i Sanatoriumit, zona e Shkozës, zona e Saukut, Qyteti Studenti.UKT kërkon nga CEZ rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike, që të garantohet furnizimi me ujë të pijshëm.