“Territori”, Livadhjaja paralajmëron referendum: Padrejtësi ndaj minoritetit
Banorët e Livadhjasë, Sopikut dhe Vagalit kundërshtojnë reformën territoriale. Ata paralajmërojnë se do të radikalizojnë protestat nëse nuk merren parasysh peticionet e tyre.Livadhjaja, Sopiku dhe Vagali paralajmërojnë ndjekjen e çdo rruge që ua lejon Kushtetuta, nëse nuk merren parasysh peticionet e dërguara ditë më parë prej tyre institucioneve, ku ata kërkojnë që ndarja territoriale të mos politizohet.Kryetari i komunës së Livadhjasë, Irodhi Dalani, thotë se të drejtat e tyre do t'i kërkojnë madje deri në Bruksel. Të mbledhur për çështjen e ndarjes së re, kjo e fundit u cilësua si padrejtësi që i bëhet minoritetit.Edhe kryetarët e PD e PS të Komunës e kanë quajtur të padrejtë ndarjen. Disa prej diskutantëve kanë kërkuar nga deputetet e minoritetit të mos lejojnë në asnjë mënyrë ndarjen territoriale sipas versionit të miratuar të enjten nga parlamenti.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter