Deputetët "rebelë", Rama: Bënë detyrën, keqardhje nëse Dule ikën nga koalicioni
Tiranë –Kryeministri Edi Rama mohoi të ketë pasur negociata me deputetët e ashtuquajtur rebelë brenda PS-së për të votuar pr/ligjet që kërkonin shumicë të cilësuar. Sipas Ramës, të gjithë kanë bërë detyrën e vet.Sa i takon marrëdhënieve të kryetarit të PBDNJ-së Vangjel Dule, Rama u shpreh se e ka pasur dhe do ta ketë mik, por do të ndihej i keqardhur nëse për shkak të Himarës do të largohej nga koalicioni.Deklaratat u bënë sot në mesditë në një konferencë për shtyp nga kryeministri ku njoftoi dhe dorëheqjen e Ilirjan Celibashit nga posti i ministrit të Shtetit i Marrëdhënieve me Parlamentin dhe në vend të tij emërimin e Ermonela Felajt.
(Në foto: Votimi për reformën territoriale)Keqardhje nëse Dule ikën nga koalicioni Pyetja e gazetares Ora News, Klementina Cenkollari: Ju dje arritët të realizonit reformën, por u duk se nisët përplasjen me një nga aleatët që nisët rrugëtimin 300-ditor, me PBDNJ-në, që kishte deklaruar se në rast se nuk merren parasysh kërkesat e saj, mund të dalë nga koalicioni. A keni pasur një komunikim për këtë dhe a do të ndiheshin i keqardhur në rast se z.Dule do të largohej nga koalicioni juaj?Edi Rama: Së pari, Vangjel Dulen unë nuk kam bërë mik në koalicionin qeverisës. E kam pasur mik më parë pavarësisht se në ç'koalicion ka qënë e do ta kem mik gjithmonë, pavarësisht se në ç'koalicion do të jetë. Natyrisht që do të isha i keqardhur nëse një reformë historike, me të cilën duhet të ndjehet mirë çdo shtetas shqiptar, jo vetëm shtesa shqiptar me kombësi shqiptare, por edhe shtetas shqiptar me kombësi greke, të ishte sebep për t'u larguar nga koalicioni. Sepse do të ishte në rastin më të mirë, mungesë objektiviteti në vlerësimin e një reforme që do të ndryshojë përgjithmonë Shqipërinë.Nga ana tjetër, ne jemi në një koalicion, jo në një kazermë dhe subjektet e koalicionit kanë këndvështrime që jo gjithmonë përkojnë me njeri tjetrin dhe në këtë rast këndvështrimet tona ishin të papërputhshme, sepse për ne ka qënë dhe mbetet e qartë se Himara nuk është çështje më shumë se ç'është Tropoja, Dibra, Shkodra, Durrësi,Tirana, Elbasani, Korça dhe të gjitha bashkitë e tjera të Shqipërisë. Në këtë pikë nuk ka asgjë më shumë për të shtuar por dua të shtoj se me reformën e djeshme, Shqipëria jep një shembull të shkëlqyer për të gjithë fqinjët dhe si një vend europian në Europë, se garanton në mënyrë bujare dhe largpamëse, një trajtim të posaçëm për minoritetet.Janë 61 bashki që tani përbëjnë korpusin e qeverisjes vendore, por janë 58 të krijuara mbi kriteret e zonës funksionale dhe tre të tjera mbi një kriter të vetëm, përjashtues, që është vetëdija jona për të respektuar përgjithësisht lirinë e të drejtën e çdo shtetasi shqiptar të kombësie tjetër."Deputetët "rebelë" të PS-së, Rama: Nuk ka pasur negociata. Bënë detyrën Pyetja e gazetarit Indrit Maraku: Si arritët t'i bindnit të ashtuquajturit "grupi i rebelëve" të votojnë ligjet me shumicë të dcilësuar dhe a mendoni se negociimi me ta do të rrisë presionet e grupit parlamentar drejt jush në të ardhmen ?Edi Rama: “Kjo është Abc e Abc, por jo Abc e mënyrës si funksionon qeveria e PS. Nuk ka pasur asnjë negocim dhe të gjithë deputetët kanë bërë detyrën e tyre”Pr/ligji për KLD-në, Gjëja e duhurKryeministri Edi Rama e cilëson të duhur miratimin e ndryshimeve në pr/ligjin për KLD-në.“Sa i takon vendimit të djeshëm për të ndërhyrë në funksion të distancimit të qartë e të prerë nga një forum i cili është zemra e problemit të madh që Shqipëria ka me drejtësinë bëmë gjënë e duhur në kohën e duhur dhe me të njëjtën vendosmëri do të shkojmë përpara. Të mos harrojmë se ne jemi votuar për të transformuar rrënjësisht Shqipërinë dhe kur të dalim të japim llogari para popullit që zgjedh nuk kemi asnjë alibi e asnjë mundësi të justifikohemi e fshihemi prapa kujdo tjetër. Jemi përballë dhe I përgjigjemi një më një.”"Reforma është votuar pa votat e PD-së, por jo pa votat e opozitës"Kreu i Qeverisë Edi Rama ka deklaruar sot se për reformën territoriale të vendit nuk ka votuar PD-ja, por s'mund të thuhet se për të nuk votoi opozita, pasi në parlament dje ishte e pranishme partia e dytë më e madhe e opozitës.Sipas Ramës, “Reforma është votuar pa votat e PD-së, por jo pa votat e opozitës, sepse PD është pa asnjë dyshim opozita më e madhe vendit, por nuk është në zotërim të monopoli të opozitës. Dje, me reformën, janë bashkuar në një seancë debati dhe votimi, edhe përfaqësues të partisë të dytë më të madhe të opozitës, që gjej rastin t’i falenderoj për qasjen kontruktive ndaj një procesi ku kam keqardhjen më të plotë për PD-në.Reforma u kurorëzua me një sukses të plotë vetëm dje, në ditën e fundit të sesionit, jo sepse nuk mund ta bënim atë më parë, por sespe kemi pritur deri ën sekondën e fundit, PD-në. por, nga ana tjetër, pritja jonë ka kufi, objektivat tanë. Ne nuk do të cedojmë në asnjë moment nga objektivat tanë, ne do të bëjmë gjithçka në rrugën drejt objektivit për të dëgjuar, por ne do të udhëheqim. Kemi marrë mandatin për të udhëhequr e jo për të pritur, ”-theksoi Rama.Gjithashtu, fuqinë e Aleancës sonë nuk e mbështes tek votat në parlament, por tek 1 milionë votat që u dhanë në 23 qershor. Në funksion të mandatit që kemi marrë 23 qershorin e shkuar, kjo nuk është një shumicë me 84 -85 apo 88 vota por të paktën një shumicë me 1 milionë vota.”Lidhur me dorëheqjen e ministrit Celibashi, Rama shtoi se “më vjen keq që asnjëhërë nuk kam pasur kohën e mjaftueshme t’iu shpreh ministrave, mirënjohjen time për përkushtimin e tyre të plotë dhe falë kontributit të gjithsecilit, janë arritur objektivat e 300-ditëshit.”Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter