Pas Sirisë në Mitrovicë, Lavdrim Muhaxheri: Do derdhet gjak pa fund
Lavdrim Muhaxheri, i cili është pjesë e grupit paramilitar ISIS, është shprehur nëpërmjet një postimi në 'Facebook', se do të luftojë edhe për Mitrovicën. E madje thekson se edhe për atë vend do të derdhë gjak pa fund.“Do të vij edhe në Mitrovicë, mos harro, edhe për atë vend do të derdhet gjak pa fund, edhe nëse nuk më do njerëzimi e kam Zotin, po zemra ka thënë se do të vijë një ditë që do të vi edhe në Mitrovicë”, ka shkruar Lavdrim Muhaxheri, djali nga Kaçaniku, i cili ka zgjuar vëmendjen në opinionin e gjerë me veprimet e tij.Ai ndonëse e ka gjetur mënyrën e tij se si të luftojë, e që e cilëson si të drejtë dhe rrugë të Allahut, shpesh di që edhe të arsyetohet.“Zoti është i madh dhe i besoj shumë, po njerëzit këtu në Siri janë shumë të rrezikshëm, un s’kisha çfarë zgjedhje tjetër të bëja, veç se të bëja atë send, puna ka ardhur ashtu”, ka shkruar Muhaxheri në Facebook./INA/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter