Suela Janina emërohet Ambasadore e Shqipërisë në BE

Tiranë – Ambasadore e Shqipërisë në Bashkimin Europian është emëruar Suela Janina.Presidenti i Republikës Buja Nishani e ka dekretuar dje emërimin e saj në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë BE.Emërimi i Janinës ka hyrë në fuqi menjëhërë sapo është nënshkruar nga Presidenti, më 31 korrik 2014.Janina ka mbi 15 vjet përvojë në shërbimin diplomatik. Ajo do të zëvendësojë në këtë detyrë, Mimoza Halimin.Presidenti ka dekretuar dje edhe lirimin nga detyra të ambasadorit shqiptar në Bosnje Hercegovinë, Flamur Gashin, në kuadër të mbylljes së kësaj ambasade.ar.sh/Oranews.tv