Shpërthime nga gazi në Taivan, 25 viktima, qindra të plagosur

Taivan- Një seri shpërthimesh me gaz kanë tronditur qytetin jugor të Taivanit, Kaohsiung, duke shkaktuar 25 viktima e duke plagosur rëndë 267 të tjerë. Shpërthimet ishin të fuqishme dhe erdhën nga nëntoka, duke shkatërruar dhjetëra makina, dyqane e biznese.Shkaku i këtyre shpërthimeve të njëpasnjëshme të gazit ende nuk është i qartë, por dyshohet se ato kanë ndodhur për shkak të shpërthimit të tubacioneve të gazit. Imazhet filmike nga skena e ngjarjes ngjasojnë me ato të një filmi hollivudian, flakë të mëdha, makina në shpërthim, trupat e njerzve të copëtuar nga shpërthimi i fuqishëm dhe rrugët e ndara më dysh.Shpërthimi ndodhi mbrëmjen e të enjtes ndërsa sipas kryeministrit të Taivanit, janë raportuar zyrtarisht 5 shpërthime të njëpashnjëshme të fuqishme."Morëm disa telefonata për rrjedhje gazi në qytet, të enjten vonë dhe më pas ka pasur një seri shpërthimesh, të cilat ndodhën në një sipërfaqe prej 2-3 kilometrash katrorë", deklaroi Departamenti i Zjarrfikësve.Dëshmitarët shprehen se është një situatë tejet kaotike dhe shumë e vështirë për t'i ardhur në ndihmë personave të plagosur."Pashë shumë makina dhe motorra kudo në rrugë, të shpërthyera dhe copë copë, mjekët të shpërndarë në rrugë për të kontrolluar për personat e plagosur" thotë Chen Guan-yuan, i cili u gjend disa metra larg vendit të shpërthimeve.Mes viktimave, numërohen edhe 4 zjarrëfikës, ndër të parët që mbërritën në vendngjarje menjëherë pas shpërthimit të parë. Banorët e zonës janë evakuuar në qendrat e përkohshme të strehimit të ngritura në shkolla.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter