Fier, më pak produkte bujqësore, çmime të kripura. Shirat vonuan pjekjen
Fier- Sasia e pakët e kulturave bujqësore të prodhuara gjatë këtij viti ka sjellë rritjen e çmimeve të produkteve, duke rënduar xhepat e konsumatorëve.Shezai Cobo, në cilësinë e kreut te Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë në Fier, tregon se produktet bujqësore patën një pjekje të ngadaltë në këtë periudhë për shkak të klimës së lagësht.Ai shton se reshjet e herëpashershme të shiut gjatë verës ndikuan në një pjekje cilësore të produkteve, ndryshe nga vite më parë.Ndonëse ndryshimet e motit gjatë stinës së pranverës dhe verës sollën një cilësi më të mirë të produkteve bujqësore të kultivuara, ky fenomen natyror ndikoi negativisht në eksport, duke ulur shifrat e mallrave që tregtohen jashtë vendit si dhe rriti çmimet për konsumatorët.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter