Si shqiptar i Çamërisë nuk lejoj që minoriteti të ketë fatin tonë

Fjala e deputetit dhe kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, dje në KuvendSot është një ditë e rëndësishme për mbarë kombin tonë, ku kurorëzohet një reformë të cilën jo pa qëllim e kam cilësuar si një domosdoshmëri kombëtare.Fatkeqësisht, edhe pse u prit deri në momentin e fundit, dy partitë e mëdha politike nuk e gjetën konsensusin.Për ne është e papranueshme, jo produktive që edhe sot në vend të kulturës së konsensusit po bëjmë shfaqjen e radhës të refuzimit të bashkëpunimt të dy forcave të mëdha politike: PD dhe PS.Kështu, edhe harta që grupi i punës pranë PDIU-së kishte hartuar nuk u bë fatkeqësisht publik.Gjatë këtyre ditëve kemi dëgjuar ankesa dhe protesta, ide dhe kundër ide, dëshira për t’u bashkuar dhe për të mos u bashkuar.Më lejoni të them se të gjitha këto përveçse legjitime janë njëkohësisht edhe të drejta.Dëgjuam banorët e krahinës së lavdishme të Dukagjinit të Mbishkodrës që kërkonin të ishin njësi më vete. Dhe në fakt në hartën e grupit të punës së PDIU, Dukagjini dhe Postriba përbënin Bashkinë e Drishtit.Dëgjuam banorët e Nën Shkodrës që të kërkonin të ishin veçmas dhe në fakt, në hartën që ne nuk kemi bërë publike, Bashkia e Zadrimës mes Lezhës dhe Shkodrës ishte realitet.Dëgjuam banorët e Shpatit që kërkonin të ishin njësi e veçantë dhe në fakt ne mendojmë se ashtu duhet të ishin.Të gjitha këto që përmenda ,do të ishte e saktë të ishin njësi të veçanta, sikurse e saktë është të jenë edhe kështu siç parashihet në hartën e vendosur sot.E saktë do të ishte që edhe malësia e Tiranës dhe ajo e Elbasanit të formonin Bashkinë e Krrabës dhe Tirana të zgjerohej vetëm në hapësirën e vetë urbane përfshi edhe Kamzën dhe Paskuqanin.E saktë do të ishte që edhe malësia e Korçës, pra Gora, Opari, Voskopoja, Vithkuqi të ishin një bashki e veçantë.E saktë do të ishte që edhe komunat që gravitojnë në Dibrën e lavdishme të lënë jashtë kufirit: Maqellara, Gjorica, Ostreni të ishin Bashkia e Dibrës.E njëjta gjë mund të thuhet për Lumën, për Mamurrasin, për Milotin, për Fushë Krujën, për Sukthin.Gjithashtu, e saktë do të ishte që qeveria të ishte treguar pararojë e zhvillimeve ekonomike, duke bashkuar qoftë edhe Cakranin apo Hekalin me Selenicën, të cilat i ndanë një urë e pabërë;Apo Mokrën me Përrenjasin që janë pak minuta largë, apo të krijonte një Bashki të veçantë me qendër Levanin, e një tjetër me Kolonjën e Myzeqesë, duke i parë si hapësira të zhvillimi të vrullshëm ekonomik, edhe pse nuk janë qytete.Të nderuar kolegë,Përmenda shumë raste që shumë prej jush, si deputetë të atyre zonave e dini që mund të qëndronin.Të gjitha këto raste kanë qenë pjesë e propozimeve të grupit të punës pranë PDIU-së, por që sot nuk kanë më kuptim.I përmenda me radhë për të thënë se e sakta nuk është e kufizuar.Këto propozime janë të sakta, por e saktë është edhe propozimi i ardhur nga Komisioni i Reformes .Edhe propozimet e ardhura nga disa shoqata janë te vlefshme.Edhe propozimet e ardhura nga partia më e madhe e opozitës do të ishin po ashtu të sakta e me vlere .Çështja është, që pas grupeve teknike, pas varianteve që ato sjellin, mes alternativave që përgjithësisht janë të sakta, ne arrijmë në një vendim politik.I takonte partisë më të madhe të opozitës dhe të pozitës dhe pastaj të gjithë ne të tjerëve që të uleshim dhe të vendosnim se cili variant duhet të qëndronte; se cila alternativë, gjithsesi e saktë, ishte më e mira për vendin, me argumentet përkatëse që çdokush do të mund të jepte.Fatkeqësisht, kjo nuk u arrit.Është mëkat që partitë më të mëdha politike nuk u ulën për një reformë kaq të rëndësishme, për të ardhmen e vendit.E kemi parë këtë lojë shpesh herë; qoftë edhe për tre vjet rresht kur ju ishit në opozitë, deputetë të nderuar të shumicës aktuale, që refuzonit të miratonit tre ligjet e statusit.Sikurse, kemi dhe shembujt e kundërt, se kur vjen interesi i ngushtë i kryetarëve të dy partive të mëdha, nuk e kanë për asgjë të ndryshojnë kushtetutën në 24 orë.Kjo politikë, politika që për nevojat kombëtare as që tenton të ulet e të gjejë gjuhën e përbashkët, ndërsa për interesa partiake ndryshon brenda natës gjithçka, nuk na duhet.Dhe ne siç kemi refuzuar të bëhemi palë dje, kështu refuzojmë të bëhemi palë dhe sot.Dje, kur kalonim amendamentet në ligjin e censusit, disa deputetë të shumicës së sotshme na quajtën gati gati tradhëtar.Vetëm kur u pa se ishin ato amendamente që siguruan një proces të saktë në census, atëhere e pranuan se ishte një veprim i matur kombëtar.Sot, në nder të opozitës, etiketime të tilla nuk kanë ardhur ndaj qëndrimit tonë.Shpresoj, që kjo të jetë bërë sepse e kanë kuptuar se ndërhyrjet tona kombëtare ishin një domosdoshmëri.Të nderuar përfaqësues të Qarkut të Vlorës dhe Gjirokastrës në këtë Kuvend,Ndërhyrjet e PDIU-së mund të ishin shumë më të gjera në këtë hartë.Disa shembuj të mendimeve tona jua përmenda dhe më parë.Mirëpo, synimi ynë nuk ishte të jepnin alternativa të sakta që thjesht sa do të rrisnin tonet e debatit.Ne deputetet e PDIU në këtë sallë nuk jemi ulur në vendin e askujt, por jemi ulur në vendin që na takon e me mbeshtetjen e elektoratit që na voton dhe që ne e kemi shumë të qartë ta përfaqësojm.Ndaj, në pritje të mbarë opozitës, ne zgjodhëm të heshtnim me një përjashtim; Zonën që graviton në qytetet e Konispolit, Himarës, Sarandës, Delvinës dhe Libohovës.Kjo, për një arsye shumë të thjeshtë, sepse alternativa qeveritare në ato zona jo thjesht që nuk ishte më e mira, por nuk ishte as e saktë, e pranueshme, e mundshme.Në atë hapësirë, për shkak të krijimit të një bashkie jashtë kritereve të përcaktuara, dëmtoheshin seriozisht bashkitë e tjera përreth, shkatërrohej identiteti dhe ekonomia e tyre.Këtë ne nuk mund ta toleronim.Mirëpo, përpara se të sqaroj këto ndryshime dhe rëndësinë e tyre, dua të qëndroj pak në tri bashkitë e krijuara jashtë çdo kriteri europian , për të respektuar minoritetet në vendin tonë.Ditët e fundit kemi dëgjuar se si një person që ju e keni zgjedhur nënkryetar të Kuvendit dhe që është forca e katërt a e pestë brenda minoritetit; me pak fjalë që nuk përfaqëson askënd, bredh kryeqyteteve fqinje duke protestuar për diçka që duhet të fliste vetem këtu.Gjithashtu, kemi dëgjuar se prej protestave të tij, që po e ritheksoj nuk përfaqëson askënd, shteti grek ka ndërhyrë me arrogancë në punët e brendshme të Shqipërisë.Kjo është më falni për shprehjen por qesharake.Në radhë të parë shteti shqiptar nuk ka ASNJË detyrim ndërkombëtar për të krijuar bashki me shumicë minoritare.Shqipëria është shtet unitar që nga krijimi i saj. Territori i Shtetit Shqiptar nuk ka asnjë pëllëmbë toke të huaj brenda saj . Përkundrazi gjysma e saj ndodhet jashtë Shqipërisë Politike . Në këtë kuptim ndërhyrjet tona nuk ishin për të hequr apo shtuar ndonjë copë Shqiptare apo greke.Krejt e kundërta, ajo që sot kërkohet është integrimi dhe jo dezintegrimi i zonave me pakica .Për më tepër, fshatrat e minoritetit grevitojnë në Sarandë, Delvinë, Konispol, Libohovë dhe Gjirokastër dhe si të tilla duhet të trajtoheshin në reformë. Pra, qartë dhe pastër, Shqipëria nuk ka asnjë detyrim në këtë drejtim.Mirëpo, madhështia e kombit tonë na detyron që ne të veprojmë ndryshe.Unë mendoj se shqiptarët e Çamërisë dhe minoriteti grek në Shqipëri janë dy urat lidhëse mes kombeve tona, ndaj, unë si një shqiptar i Çamërisë nuk mund të mos kujdesem që kombi im të mos u rezervojë minoritarëve fatin që kombi grek u rezervoi shqiptarëve.Madhështia e kombit tonë është pikërisht kjo: që ne i respektojmë minoritetet, edhe pse mbi ne kanë ushtruar genocid kombet e tjera, që ne luftojmë me forcën e shembullit të mirë dhe jo sy më sy e dhëmb më dhëmb.Si Shqiptar dhe si ish pjestar i minoritetit etnik Shqiptar në Greqi ,të parët e të cilit janë përzënë me Genocid ,e me krimet më monstruoze të denjë për filmat horror nga Shteti Ankues ,ne i kuptojmë më mirë se të gjithë në këtë sallë sensibilitetet e përfaqësuesve të minoritetit grek në këtë sallë.Për arsyet e vetëdijes së shkuar tonën por dhe të një të ardhmjeje Europiane për gjithë rajonin,Me bindjen absolute që problemet e së shkuarës të zgjidhen duke parë nga e ardhmja Europiane,Me bindjen e vetëdijen tone personale dhe politike ,për respektimin e të drejtave universale të njeriut për të gjitha palët.Ne deputetet e PDIU nuk e pamë me reservë apo në mënyrë reflaktare krijimin SUI GENERIS ,PRA JASHTE KRITEREVE EUROPIANE TE 2 njësive të reja administrative me shumicë shtetas Shqiptare të minoritetit Grek.Përtej diskriminimit pozitiv të zonave minoritare por dhe dhunimit pozitiv të të gjithë konventave ndërkombëtare dhe atyre Europiane ne kërkuam të korigjonim ndarjen vetëm në një parim, atë të funksionalitetit.Në këtë këndvështrim, ekzistenca e tri bashkive minoritare nuk përbën asnjë problem në këndvështrimin tonë.Por le të qëndrojmë pak te shembulli që na vjen nga Greqia.Greqia, të nderuar kolegë, fatkeqesisht nuk eshte shembulli me I mire per tu patur parasysh .Greqia është i vetmi vend Europian që nuk i njeh minoritetet, madje i ka përzënë ata me dhunë, kam parasysh atë shqiptar, hebre, sllavo maqedonas etj .Eshtë i vetmi vend që nuk e ka ratifikuar në Parlament dhe marveshjen kuadër për minoritetet të Këshillit të Europës e që nën kryetari i kuvendit të Shqipërisë e përmend shpesh .Madje mban si në rastin e ligjit të luftës me Shqipërinë 2 të vërteta njëherësh duke mos i ratifikuar në Parlament marveshjet ndërkombëtare.Por Greqia përveçse nuk njeh minoritete, në zonat ku minoritetet vijojnë të jetojnë, por nuk pranonte të krijonte njësi vendore me shumicë minoritare.Në Greqi, në ndryshim nga këtu, minoritetet ishin shumicë në dy prefektura të Greqisë, përkatësisht në Rodopi dhe në Ksanthi.Ky shtet “demokratik”, ndërkohë që në çdo prefekturë tjetër të Greqisë zgjidheshin prefektët direkt nga qytetarët, në këto dy prefektura shpiku një organizim të ri.Krijoi superprefektura, duke bashkuar Rodopin turk me Evron me shumicë greke dhe Ksanthin me shumicë turke me Kavalën me shumicë greke.Këto dy njësi i quajti “superprefektura”, ku prefekturat brenda saj vijonin të ekzistonin, por nuk zgjidhnin prefektët direkt.Popullsia zgjidhte superprefektët, që “rastiste” të ishin grekë dhe superprefektët emëronin prefektët që “rastiste sërish” të ishin grekë.Pra është si ne të themi sot që Kryetarin e Bashkisë së Dropullit do ta emërojë Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës që të jetë shqiptar.Ky shtet, shembulli i diskriminimit ndaj minoriteteve, na foli para ca ditësh duke na kërkuar të marrim shembullin evropian.Përgjigja e duhur që duhet t’i jepnim ishte që të merrnim këtë shembull, shembullin grek dhe ta aplikonim. Këtë meritonte Venizelos, Dule dhe Bollano, por jo vëllezërit tanë minoritarë me të cilët Shqiptarët kanë shkuar historikisht mirë.Mirëpo, ne nuk shohim te minoriteti këtë që ju keni zgjedhur nënkryetar parlamenti megjithëse është forcë e katërt në Dropull.Ne nuk shohim Bollanon që me lekët e Greqisë shkatërroi bregdetin shqiptar.Ne nuk shohim te minoriteti, Greqinë që vrau e preu shqiptarët në genocid të pastër dhe që asimiloi dhunshëm shqiptarët ortodoksë të mbetur aty se ata të besimit musliman i shkoi në hell.Fal Zotit, as minoriteti nuk sheh te vetja këta shembuj të shëmtuar të njerëzimit.Ne shohim te minoriteti, bashkëqytetarët tanë të respektuar, që janë të parët që Dulen dhe Bollanon I quajnë tradhëtarë.Ne shohim te minoriteti, shtetas shqiptar që do të ishin në ballë të betejës për ruajtjen e integritetit të Shqipërisë dhe forcimin e vendit.Ky është minoriteti që ka prodhuar Vasil Mesopotamidhin, Panajot Panon, Irini Qirjakon, Dhimitër Bedulin e shqiptarë të tjerë patriotë të mirë, të cilët janë shembulli i tyre.Ky është minoriteti që kishte për kryetar partie një burrë të mençur si Vasil Melo që merte mbi 40 mijë vota, e jo një Dhule që kishte nevojë për ushkuret e PS të lidhte të mbathurat.Ndaj, Dule del forcë e katërt në Dropull. Kurse PDIU po rritë peshën elektorale të saj, po po, edhe në minoritet!Ky minoritet, qytetarët shqiptarë të respektuar nuk ka përse të mos i kenë tri bashki, në zonat ku janë njohur që në kohën e Zogut ne vitin 1924, kur u vendos që dhe Shqiptarët e Çamërisë të kishin statusin e minoritetit Etnik Shqiptar në Greqi, megjithatë padrejtësia që u bë mbi ne dihet .Po të ishte për Dulen, Bollanon dhe Venizelosin, shembulli i Rodopit dhe i Ksanthit do të zbatohej në këtë vend!Të nderuar deputetë,Ndërhyrjet tona kanë pasur të bëjnë me Konispolin, Delvinën, Sarandën, Libohovën dhe Himarën.Më lejoni t’i prek me radhë.Së pari në çështjen e Konispolit, më lejoni t’ju them se nuk ka asnjë kuptim që ajo zonë të bashkohej me qytetin e Sarandës, teksa bashkia e minoritetit që ju keni vendosur të krijoni, e shkëpuste gjeografikisht Sarandën nga zona e Çamërisë.Konispoli është qyteti i vetëm i Çamërisë që ka mbetur në Shqipëri dhe i rrethuar nga fshatra shqiptare të Çamërisë në komunat Markat, Xarrë dhe fshatrat Pandalejmon dhe Sopik.Madje, territori i propozuar për Bashkinë e Konispolit ka qenë pjesë e Nënprefekturës së Çamërisë gjatë kohës së mbretërisë këtu e 90 vjet me radhë .Në projektin qeveritar, ajo lihej si një apendiks i Sarandës, ndonëse është dy orë larg nga qyteti i Sarandës, gjeografikisht i ndarë nëpërmjet Kanalit të Vivarit dhe kodrave mbi fshatin Xarrë, si edhe ekonomikisht krejt ndryshe nga Saranda që ka si bazë turizmin, ndërsa kjo zonë ka bujqësinë dhe blegtorinë.Aty bashkëjetojnë shqiptarë të Çamërisë të të gjitha bindjeve dhe besimeve, si miniatura e vetme e mbetur nga krahina dikur e lavdishme që fatkeqësisht para 70 vjetësh pësoi genocid të dyfishtë, duke dëbuar myslimanët shqiptarë dhe asimiluar forcërisht ortodoksët shqiptarë të Çamërisë.Prandaj kjo miniaturë vitale dhe patriotike ka një histori që duhet të mbijetojë, ashtu siç ka qenë gjithmonë, shqiptare dhe më vete.Mirëpo, nuk është vetëm Konispoli.Çështja e dytë që ne kemi kërkuar modifikime, që për këdo që njeh sadopak atë zonë, e kupton që janë zgjidhja e vetme e llogjikshme ka të bëjë me ndryshimin e disa fshatrave të komunave minoritare dhe bashkimin e tyre me qytetet e Sarandës, Delvinës dhe Konispolit.Vetë qeveria e ka caktuar atë zonë si një zonë sui generis, ku bashkohen komuna nga rrethe të ndryshme, ku një zonë jofunksionale si zona e minoritetit krijon bashki.Ndaj, si sui generis që është ajo zonë, duhet të ketë ndryshime dhe brenda komunave.Së pari, për Konispolin që trajtova më lartë, përfshirja e fshatrave Pandalejmon, Vagalat dhe Sopik është e domosdoshme.Nga njëra anë, duke qenë se qendra e gravitetit të bashkisë së re minoritare do të shkojë nga Livadhjaja në një fshat tjetër, logjikisht fshati Krane, atëherë këto tre fshatra gravitojnë nga Konispoli.Nga ana tjetër, fshatrat Pandalejmon dhe Sopik kanë banorë të etnisë shqiptare dhe janë në kufi me territorin e Bashkinë e propozuar të Çamërisë.Së fundmi, në kuptimin gjeografik, Sopiku, Vagalati dhe Pandalejmoni gjoegrafikisht i përkasin hapësirës që graviton në Konispol.Meqenëse e shihni si nevojshmëri që Vagalati të jetë pjesë e Bashkisë së Livadhjasë, ne e japim edhe këtë consensus, me kushtin e padiskutueshëm që Pandelejmoni dhe Sopiku të qëndrojnë aty ku gravitojnë, në Konispol.Grupi i punës vërejti se në hartën e prezantuar nga qeveria për shembull, Delvina ishte ekstremiteti lindor i Bashkisë së Delvinës, dhe se si qendër tregëtare, kulturore dhe historike e zonës, ajo do të shkëputej nga mundësitë financiare për të mbajtur vetveten, ndërsa fshatrat përreth do të humbisnin qendrën e tyre natyrale.Për këtë arsye, është e domosdoshme që Bashkia Delvinë të ketë pjesë përbërëse të saj, hapësirën ekonomike që i ofron rruga e vjetër kombëtare Sarandë-Delvinë-Muzinë, çka do të rriste mundësitë ekonomike të saj.Në rrugën e vjetër kombëtare Delvinë-Muzinë shtrihen fshatrat Pecë, Muzinë dhe Kardhikaq.Të treja këto fshatra janë në distancë më pak se 15 kilometra nga Delvina, ndërsa në krahasim me qendrën e re të bashkisë minoritare, janë shumë më larg.Për më tepër respektohet edhe e drejta e minoritetit, teksa fshatrat Muzinë dhe Pecë kanë shumicë shqiptare dhe fshati Kardhikaq ka shumicë vllehe.Gjithashtu, fshati Blerimas (Shijan) dhe fshati Buronjë është pozitiv, edhe këto dy fshatra duhet të bashkohen me Delvinën, si hapësira ekonomike e rrugës Sarandë-Delvinë që do të funksionalizonte bashkinë e re.Situata bëhej akoma më absurde në Sarandë, ku vetë qyteti i Sarandës ishte i ndarë në tre bashki: në Bashkinë Sarandë pjesa më e madhe e qytetit, në Bashkinë e Vurgut, Berdeneshi dhe Çuka që sot janë pjesë e zonës urbane të Sarandës dhe në Bashkinë Himarë, e gjithë zona që është përtej varrezave të qytetit, që është pjesë e fshatit Nivicë.E kuptoni, besoj absurditetin që saranditët do të duhet të varrosnin të afërmit e ndjerë në .... Bashkinë Himarë!Gjithashtu, ne kemi propozuar që Libohovës t’i kthehet madhështia e dikurshme duke u bashkuar me zonën e vetë që është Pogoni dhe Zagoria, të cilat gravitojnë në Libohovë.Pogoni, që ishte lënë si apendiks i Dropullit është gjeografikisht aq larg sa që është e pamundur të jetë funksionale në bashkinë e re. Sikurse, ne kemi mbështetur rikthimin e lavdisë së dikurshme të Himarës.Himara nuk ka qenë asnjëherë e shtatë fshatrave, ajo ka qenë Himara e 40 fshatrave e për këtë e mbështesim variantin e prezantuar.Dua të përshëndes të gjtihë banorët e Himarës, që në këto momente janë duke na ndjekur në ekranet e mëdhaja të vendosur në qendër të qytetit.Pavarësisht se ato ekrane i ka vendosur Omonia, në pritje të fjalës së nënkryetarit tuaj të parlamentit, që si çdo renegat mori bekimin në Athinë përpara se të rikthehej në Shqipëri, ato ekrane janë të rëndësishme për t’i përshëndetur këtë rracë të lashtë, krenare dhe patriotike shqiptare.Himariotët, dhërmiotët, palasiotët, e pa asnjë farë dyshimi vuniotët, piluriotët, kudhësiotët dhe qeparotasit, janë bijtë krenar të shqipes, që kanë nxjerrë figura të ndritura si Jorgo Koleka, Petro Marko, e të tjerë.Janë stradiotët shqiptarë që kanë luftuar në mbarë evropën.Por, pa dyshim ata janë vetëm një pjesë e himariotëve.Sepse Himara historikisht përbëhej nga fshatrat prej Progonatit e Dukatit e deri në Nivicë.Prej Progonatit nga ka origjinën Bollano, që sot prej lekëve të marra bën më grek se grekët deri në Nivicë Bubarin shqiptar që do të jetë sërish pjesë e Bashkisë Himarë.Himara madhështore dhe shqiptare, me Lukovë dhe Vranisht i kthehet lavdisë që i takon, ku nuk do të dalin më bollano që me flamuj të shëmtuar do të betonizojnë bregdetin;ku Nivicës nuk do t’i vidhet Kakomeja nga PS dhe nga PD me bekimin e PBDNJ-shit, por do t’u kthehet banorëve që janë pronarë të vërtetë;ku Kuçit dhe Tërbaçit do t’i kthehet qendra e vetë natyrale që historikisht ka qenë Himara e mbi të gjitha ku identiteti lokal i këtyre shqiptarëve krenar do t’i mbijetojë kohrave.Ndaj, duke i përshëndetur të gjithë që na ndjekin nga ekranet e vendosura në Himarë, ta gëzoni këtë bashki të madhe që do të fuqizojë dhe rrisi ekonominë e Himarës dhe që vetëm Dule, Bollano dhe Venizelos të fiksuar pas ëndrrave që u ka perënduar koha këtu e 104 vjet, nuk e pranojnë.Këta që duan një Livadhja të madhe dhe një Himarë të vogël, për pak vota dhe për shumë antishqiptari, nuk mund të triumfojnë.Të nderuar kolegë,Me këtë votë që ne japim sot ne kryejmë një akt të madh kombëtar.Akt i madh kombëtar që njëkohësisht është në respekt të minoritetit sepse ne si komb e kemi treguar që këto nuk janë kundërthënëse.Edhe pse alternativat janë të shumta, dhe në sytë e mija kjo hartë nuk është më e mira, pa dyshim kjo hartë është e saktë dhe e drejtë.Fatkeqësisht, në këtë proces nuk mori pjesë forca më e madhe e opozitës për të prodhuar variantin më të mirë.Nëse dikush nuk e voton këtë hartë sepse mendon se mund të kishte më mirë, atëherë duhet të ishte përfshirë në proces dhe jo të priste thjesht dhe vetëm për ta refuzuar.Nëse dikush nuk voton sepse i bindet një qeverie të huaj, atëherë pa dyshim kjo është në kushtet e tradhëtisë që edhe pse penalisht nuk mud të ndiqet, moralisht duhet thënë pa ekuivok.Ndaj, i bindur në aktin kombëtar që jemi duke kryer, duke vijuar me të njëjtën frymë me amendamentet në ligjin e censusit, ne pesë deputetët e PDIU-së deklarojmë votën tonë pro këtij projekti për reformën territoriale.ar.sh/Oranews.tv