Kuvendi miraton ligjin për pensionet, ja si do llogariten që nga janari i 2015-ës
Tiranë - Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dje me 88 vota, pro, ligjin “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”. Sipas këtij ligji të ndryshuar për përfitimin e pensioneve nga të gjithë ata që mbushin moshën e punës pas 1 janarit 2015, rritja e moshës fillon nga janari 2015 me me nga dy muaj për çdo vit deri në vitin 2032. Në moshën e përcaktuar 63 vjeç do të dalin gratë që kanë lindur në vitin 1969 ose që e mbushin moshën në vitin 2032.Pas vitit 2032 do të ketë indeksim të rritjes së moshës së daljes në pension për të dyja kategoritë deri në kufirin 67 vjeç, që do të arrihet në vitin 2056.Pensioni social, që parashikohet të jepet për ata persona që nuk përfitojnë asgjë, pasi kanë më pak se 15 vjet punë dhe 3 vjetët e fundit kanë jetuar në Shqipëri, parashikohet të jetë rreth 6650 mijë lekë në muaj. 4900 vetë përfitojnë prej tij në vitin 2015.Pensioni social zëvendëson tani, pensionin minimal të dikurshëm dhe është më i ulët se ai, pasi i përafrohet ndihmës ekonomike, ndërkohë që pensionit maksimal i hiqen kufijtë. Ky pension tashmë llogaritet në varësi të kontributeve. Sa më shumë kontribute të jenë paguar në vite, aq më i lartë do të jetë pensioni.Përsa i përket pensioneve në fshat, nga 1 janari 2015 ata do të paguajnë njëlloj me qytetarë me synimin që diferencat fshat – qytet të zhduket edhe në përfitimet. Nëse fermeri kishte 17 vjet punë dhe qoftë vetëm 6 muaj ë, ai përfitonte pensionin minimal të qytetit, kurse po të kishte një muaj punë më pak, përfitonte pension fshati. Shteti tani hoqi edhe subvencionimin e kontributit të fermeëve. Fermerët tashmë do trajtohen njësoj si qytetarët.Lidhur me lejet e barrëlindjes, përfitimi tani do të jetë 80% i pagës neto dhe pas 60 ditëve, leje të paguar mund të marrë bashkëshorti.Si do të llogariten pensionet nga 2015 Pensioni përfitohet nga Pensioni Social + ShtesaPensioni Social, masa e të cilit nuk është më e lartë se masa e pensionit të pjesshëm që arrihet nga skema e kontributeve.Shtesa është 1% e bazës së vlerësueshmërisë për çdo vit, që përfaqëson raportin e kontributeve mesatare në vitin aktual me kontributet mesatare të viteve të mëparshmeSi llogariten pensionet sot e deri në 31 janar 2014Pensioni i plotë përfitohet nga Pensioni bazë + ShtesaPensioni bazë u jepet të gjithë personave të siguruar. Ai përcaktohet çdo vit me VKM sipas indeksit të çmimit të disa mallrave të përzgjedhura. Aktualisht masa e tij është 12 024 lekë në muaj në qytet dhe në 8233 lekë në muaj në fshat.Shtesa mbi pensionin bazë është individuale, në varësi të periudhës së kontributit dhe është 1% për çdo vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar .Oranews.tv