Zbulohet skema, Bitraj i fuste në brez paratë e vjedhura, nipi e priste te dera e Thesarit

Tirane-Dy javë pas zbulimit të skandalit të vjedhjes së thesarit të Shqipërisë është zbardhur edhe skema e nxjerrjes së parave. Ardian Bitraj i merrte paratë nga kasaforta e emisionit dhe më pas drejtohej për në tualet ku i fuste poshtë rrobave. Në derë të institucionit, atë e priste nipi i cili e dërgonte në shtëpi me makinë.Deri tani për skandalin e vjedhjes së 7.13 milionë dollarëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë janë 9 të ndaluar.Petrit Ramohitaj, Liljana Tusha, Lavdim Cani, Myzejen Belba dhe Dhimitër Davidi u ndaluan gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa sot në mëngjes u ndalua edhe Bashkim Xhilaga, shef i arkës "stok dhe në veprim" në Bankën e Shqipërisë, i cili ishte personi i shpallur në kërkim.Ndërkohë që nesër Gjykata e Tiranës  do të japë masën e arrestit për 6 të ndaluarit e grabitjes së Bankës së Shqipërisë.Si bëhej vjedhjaArdian Bitraj duhet të jetë një I apasionuar pas filmave të Hollivudit, pasi skema është e njëjta si në filmin “Para të çmedura”.  Bitraj hynte në kasafortën e Drejtorisë së Emisionit të Parave me qese të zeza të cilat i mbushte me para.Më pas ai shkonte në tualet dhe aty i fuste paratë poshtë rrobave, duke i nxjerrë më pas jashtë institucionit më të sigurtë në Shqipëri. Jashtë rrethimit të vendit të tij të punës e priste nipi i tij Klevis Bejtja me makinë, i cili e dërgonte për në shtëpi.Bejtja është fiksuar nga kamerat e sigurisë së godinës së Drejtorisë së Emisionit, aty ku ai priste dajën e tij, sa herë që vidhte para ne kasafortë.Merr përsipër i vetëm vjedhjen e 713 milionë lekëvePas ndalimit të 6 punonjësve të Drejtorisë së Emisionit ,të cilët punonin në të njëtin vend me Bitrajn,pritet të dalin dhe përgjegjësitë e tyre në këtë super vjedhje.  Nga deponimet e Ardian Bitraj është mësuar se ai nuk ka implikuar kolegët e tij të punës, duke e cilësuar të gjithë vjedhjen si të ideuar nga ai.Kush mbante çelësat e thesaritMegjithatë në bazë të rregullores së Drejtorisë së Emisionit kasaforta hapej nga tre çelësa. Një nga celasët e mbante Bashkim Xhilaga përgjëgjësi kryesor i arkës së parave stok dhe i atyre në veprim. Çelësi i dytë mbahej nga Myzejen Belba specilaiste në drejorinë e emisionet. Ndërsa i treti çelës mbahej nga i akzuzuari Ardian Bitraj.Hapja e kasafortës bëhej me rakordim të tre persona dhe është e çudtishme se si tre celësat kanë qënë vetëm në dorën e Bitraj.Më pas çelësat dorëzoheshin tek Petrit Ramohitaj përgjegjes i arkës në veprim apo në kasafortët që mbahej nga specialistja e Liljana Tushe dhe përgjegjësja e stokut Mimoza Bruzia. Në sitën e hetuesve pritet të kalojë dhe puna e operatorit të kamerave të kasafortës,pasi e gjithë ky film është luajtur nën hundën e tij.Dje u firmosën urdhërarrestet Prokuroria e Tiranës firmosi dje urdhër-arrestet për punonjësit të Bankës Qëndrore si dhe për nipin e Ardian Bitrajt, personit i cili nxirrte paratë nga kasaforta.Sipas prokurorisë ka dyshime të forta se punonjësit me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën, duke i dhënë ndihmë Bitrajt për vjedhur për katër vite bankën e shtetit.Roli i bankiereve ne vjedhjen e 7.13 milione $Të enjten e 31 korrikut gjykata vendosi masën arrest me burg në mungesë për Petrit Ramohitaj me detyrë përgjegjës i arkës në veprim, Liljana Tusha, specialiste e arkës në veprim, Lavdim Cani, specialist i arkës stok, Myzejen Belba, specialiste e arkës stok, dhe Dhimitër Davidi, me detyrë vëzhgues-operator.Për këta persona sëbashku me punonjësin e gjashtë të shpallur në kerkim, Bashkim Xhilaga me detyre shef i " arkes stok dhe ne veprim" i  cili u arrestua rreth ores 11:00 te paradites se sotme, prokuroria thotë se me veprimet e mos veprimet e tyre ata kanë krijuar mundësi për vjedhjen lehtësisht të lekëve, pavarësisht se të dyshuarit kishin për detyrë të rakordonin kartmonedhat që hynin e dilnin nëpërmjet sporteleve përkatëse.Sipas prokurorisë vëzhguesi i kamerave, Dhimitër Davidi kishte detyrë të mbikëqyrte kamerat e të raportonte çdo anomali, por nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se ai i ka parë veprimet e Ardian Bitraj, teksa shfaqej duke mbushur thasë plastikë me kartmonedha, lëvizte nga ky sektor duke u drejtuar në tualet ku edhe i fshihte në trup.Sipas porkurorisë të gjitha këto veprime nuk janë raportuar.Dy specialistët e arkës në veprim, Petrit Ramohitaj dhe Liljana Tusha kishin detyrë të rakordonin çdo ditë gjendjen e sportelit dhe koordinoheshin me mbikëqyrësin, por ata nuk i kanë ndjekur këto procedura për një kohë të gjatë.Punonjësit e arkës stok, Lavdim Cani dhe Myzejen Belba, kishin detyrë të ndjekin lëvizjet e vlerave monetare që lëvizin nga sportelet te magazinat, si edhe të mbanin nga një çelës për arkën stok e në fund të ditës ta dorëzonin në kasafortë. Por këto veprime nuk janë respektuar, ndërkohë që të tre çelësat janë mbajtur nga Ardian BitrajKlevis Bejtja nipi i Ardian Bitraj është arrestuar,pasi ka pasur dijeni për për aktivitetin që kryente daja i tij. Bejtja sipas prokurorisë duhet të kallëzonte të afërmin e tij,ndërsa akuza që është ngritur ndaj tij është pikërisht për moskallëzim krimi.ardian bitraj dhe te arrestuarit(Në foto: Ardian Bitraj dhe momentet e arrestimit mbrëmjen e djeshme)Ja njoftimi i policisë paraditen e sotme, para se të ndodhte arrestimi i Bashkim Xhilagës, mbi ndalimin e 4 punonjësve të Bankës1. Më datë 31.07.2014 ora 22.00, u bë ndalimi e shtetases Myzejen Myslym Belba, 46 vjec, lindur dhe banues në Tiranë, sepse Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me vjedhjen e Bankës së Shqiperisë me urdhër datë 31.07.2014, ka kërkuar ndalimin e shtetases së lartëpërmendur, si e dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës“ parashikuar nga neni 248 i K.Penal.2. Më datë 31.07.2014 ora 22.30, u bë ndalimi i shtetasit Lavdim Zenel Cani, i datëlindjes 02.08.1967, lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë, sepse Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me vjedhjen e Bankës së Shqiperisë, me urdhër Nr.5454, datë 31.07.2014, ka kërkuar ndalimin e shtetasit të lartëpërmendur për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës“ parashikuar nga neni 248 i K.Penal. Veprimet proçeduriale u kryen nga o.p.gj. Leonard Lalaj.3. Më datë 31.07.2014 ora 11.00, u bë ndalimi i shtetasit Dhimitër Gjergj Davidhi, 54 vjec, lindur në Lushnje dhe banues në Tiranë, me detyrë operator në Bankën e Shqiperisë, i cili është nën hetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal.4. Më datë 31.07.2014 ora 22.00, u bë ndalimi i shtetasve Petrit Halim Ramohitaj 52 vjec, lindur dhe banues në Tiranë, dhe Liljana Haqif Tusha, 46 vjec, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, sepse Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me vjedhjen e Bankës së Shqiperisë, ka kërkuar ndalimin e shtetasve e lartëpërmendur për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës“ të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.(Në foto: Të arrestuarit deri më tani)Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruziate arrestuar2te arrestuar3(Në foto Dhimitër Davidhi në momentin e arrestimit)te arrestuar4(Në foto Liljana Tusha në momentin e arrestimit)te arrestuar5(Në foto Klevis Bejtja në momentin e arrestimit) Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter