Izraeli dhe Hamasi, nis një armëpushim prej 72-orësh
Izraeli dhe Hamasi kanë nisur një armëpushim të pakushtëzuar prej 72 orësh. Armëpushimi hyri në fuqi në orën 8 të mëngjesit të së premtes, me orën locale, ndërsa sot në Kairo pritet të mbahen bisedimet për një paqe të përkohshme.E pavarësisht këtij vendimi, sërish Izraeli është shprehur se do të vazhdojë të shkatërrojë tunelet e ndërtuara nga Hamasi në të gjithë Izraelin. Që nga nisja e këtij konflikti, më shumë se 1450 palestinezë kanë humbur jetën, shumica prej tyre civilë ndërsa në rradhët e izraelitë kanë humbur jetën 61 ushtarë dhe 2 civilë.Sipas mediave ndërkombëtare, deri në orën 8 kur ishte edhe ora që hynte në fuqi armëpushimi, Izraeli ka vijuar të lëshojë raketa drejt Gazës por tashmë gjithcka e ka pushtuar qetësia. Armëpushimi u propozua nga SHBA-të dhe Kombet e Bashkuara dhe u pranua nga të dyja palët në konflikt."Përgjatë kësaj kohe, të dyja forcat në terren do të rrinë në paqe" thanë në një deklaratë të përbashkët për shtyp sekretari amerikan i shtetit John Kerry dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon."Ne nxisim të gjitha partitë që të reagojnë përgjatë kësaj periudhe. Kjo kohë është kritike dhe është e nevojshme për civilët që të furnizohen më ushqime dhe ujë të pijshëm" theksohet në deklaratë.Po sot, delegacione nga Izraeli dhe Palestina do të udhëtojnë drejt Kairos për të negociuar edhe me qeverinë e Egjiptit, me ftesë të kësaj të fundit.