HEC-i i tragjedisë, punëtorë e banorë bashkë protestojnë për të drejtat

Mirditë – Punonjës të HEC-it të Qafë Mollës në Mirditë sëbashku kanë protestuar sot për kushtet diskriminuese të punës dhe pagat e tyre tek drejtuesit e firmës turke, që kryen punime në këtë vepër.Protesta ka ardhur vetëm një ditë pas aksidentit tragjik në galeritë e këtij HEC-i, ku humbën jetën tre punëtorë , dy shqiptarë dhe një turk, për shkak të shembjes së galeritë nga shpërthimet.Protestuesit kanë kërkuar përmirësimin e kushteve të punës dhe paga më të mira, vlerësim të barabartë me punonjësit turq.Gazetari i “Ora News” Elvis Hila ndërkohë që prokuroria vazhdon hetimet për vdekjen e tri punonjësve, vend ii ngjarjes po mbahen nën mbikqyrje nga policia, ndërsa dy institucione shtetërore janë duke kontrolluar dokumentacionin e firmës.Inspektoriati Shtetëror i Punës është duke kontrolluar respektimin e marëdhënieve të punës dhe kushtet e punëtorëve, ndërsa reparti i Avari – Minierave, galeritë.Sipas Hilë, nga një raport paraprak i Avari-Minierave, thuhet se kushtet e punës kanë qënë të garantuara dhe punonjësit kanë pasur veshjet e duhura dhe aksidenti i paparashikuar mund të ndodhte në çdo kohë.Po dje, është bërë publike, deklarata e një punonjësi të këtij HEC-i, i cili ka deklaruar se përveçse punojnë jashtë kushteve teknike, që garantojnë jetën, janë edhe të pasiguruar, ndërkohë që kontrolli nga ana e shtetit ka munguar plotësisht.Ka reaguar me një kritikë të fortë kundrejt institucioneve shtetërore edhe Kryetari i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj, i cili tha:“Sot askush nuk kontrollon dhe ndjek zbatueshmërinë ligjore te sigurise dhe ruajtjes së jetës e shëndetit të punëtorëve, ne as nje tunel apo punim tjeter xheniero-teknik civil. Inspektoriati Shtetëror i Punes kontrollon vetëm sipërfaqen dhe jo punimet nëntokësore (vakum ligjor). Avari – Shpëtimi e Minierave ka prioritet vetëm sigurinë teknike në miniera.Agjensia e Burimeve Natyrore (AKPN)merret gjoja me mbrojtjen e të gjithave dhe të asnjë gjëje dhe si perfundim, me jetën e punetoreve, me sigurine e tyre nëntoke apo mbi toke, me shendetin e tyre, askush nuk merret.Të gjithe jemi deshmitare se si punohet ne ketë veper koncensionare apo dhe ne te tjera; te gjithe kemi pare informalitet, abuzim, shkelje te drejtash elementare jo vetem te marrëdhenieve te punes, por dhe njerëzore.Komisariati i policise e di se si jepet leja e perdorimit të eksplozivit, si perdoret , ku ruhet e si ruhet, a duhet ta perdorin shtetas shqiptare apo dhe te huaj? Ministria e di qe duhet nje udheheqes punimesh inxhiniero-teknik jo ne letra per te marre licencen, por ne front, për të udhëhequr e drejtuar punimet.”Ky drejtues duhet te dije sa duhet avancuar ne tunel gjate 24 oreve dhe se si armatoset me beton tuneli apo si garantohet me armatim provizor, fronti i punes. Ne asnje tunel ne bote nuk behen dy apo tre turne rresht me plasje minash pa kryer armatimin e tunelit, vetem këtu ka ndodhur kjo," - ka theksuar Nikollaj.Për tragjedinë e ndodhur në hidrocentralin e Qafë Mollës, janë prononcuar edhe qytetarë, që i kanë pasuruar dhe saktësuar, informacionet e ardhura nga vendgjarja. Ja çfarë shkruajnë ata:[caption id="attachment_335396" align="alignleft" width="642"]hec Komentet ne shkrimin e "Ora News" "Dëshmi tronditëse nga HEC-i i Mirditës"[/caption] ar.sh/Oranews.tv