Sudani e dënoi me vdekje se braktisi islamin, Meriam mbërrin me familjen në SHBA
SHBA-Një grua sudaneze, e cila udhëtoi drejt Italisë pasi në vendin e saj u dënua me vdekje pasi hoqi dorë nga islami, ka mbërritur këtë të premte në SHBA. Meriam Yahia Ibrahim Ishag mbërriti në New Hampshire, bashkë me bashkëshortin amerikan dhe me fëmijët e saj.Teksa e mirëpriti në aeroportin e Filadelfias, kryebashkiaku Michael Nutter e përshkroi atë si një "luftëtare të lirisë". Pak muaj më parë Meriam u dënua me vdekje, me varje nga një gjykatë në Sudan.Babai i saj, një musliman, kërkoi që sipas fesë Islame, vajza e tij nuk mund të martohej me dikë të një feje tjetër dhe aq më tepër të konvertohej në të krishterë, ndaj dhe kërkoi nga gjykata dënimin me vdekje për vajzën e tij.Tashmë Meriam shihet si një simbol i të drejtave të njeriut. Në kohën kur Meiram përballej me gjyqin ndaj saj, ajo ishte 7 muajshe shtatzënë dhe madje gjykata e dënoi me vdekje 2 vjet pasi ajo të lindte fëmijën.Meriam e lindi vajzën e saj Maya në burg në muajin maj. Pas shumë protestave në vend, ndërhyrjes dhe presionit të madh të ndërkombëtarëve dhe grupeve të të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara, Meriam u lirua nga burgu në muajin korrik, ndonëse fillimisht i ndalohej të dilte nga vendi.Në këtë rast bashkëshorti i saj, nga frika e ndonjë hakëmarrja të mundshme, kërkoi strehim në Ambasadën amerikane në Khartoum. Përpara së të mbërrintë në New Hampshire, Meriam ndaloi në Romë, ku u takua me atin e shenjtë në Vatikan, Papa Franceksun, i cili e falenderoi vajzën e braktisur, për besimin e saj të fortë në fe.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter