Përfundon autostrada Tiranë-Elbasan, Haxhinasto: Mos prekni sinjalistikën

Segmenti i tretë i autostradës Tiranë-Elbasan ka përfunduar plotësisht.Përfundimin e punimeve e inspektoi vetë ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, i cili shfrytëzoi rastin të lëshonte një apel për banorët e zonës.Ministri u kërkoi atyre që ta mirëmbajnë këtë aks dhe të mos "preken" nga sëmundja e dëmtimit të sinjalistikës siç ka ndodhur rëndom në rrugët e tjera të vendit.Punimet e fundit në këtë segment konsistuan në vijësimin e rrugës dhe tunelit i cili gjatë muajit korrik është mbyllur për dy herë, tashmë për tu rihapur përfundimisht.