Didi ne Vlorë, inskenohet "shpëtimi" i një anijeje të rrëmbyer
Vlore-Delta Forcë, RENEA dhe forca të tjera speciale janë përfshirë këtë të enjtë në një operacion të improvizuar detar në bregdetin e Vlorës.Shpëtimi i një anije të rrëmbyer ka qenë objekti i këtij inskenimi në të cilin janë përfshirë edhe disa mjete lundruese të delta forcë, zhytës profesionistë, forcat Renea dhe forcat speciale ajrore.Në një plan operacional konkret, forcat tona speciale kanë sjellë përpara syve të dhjetëra pushuesve në bregdetin e Vlorës, një aksion thuajse të vërtetë shpëtimi.Rrethimi i anijes, negocimet me pengmarrësin, suporti nga ajri dhe ndërhyrjet përfundimtare e neutralizimit nga deti flasin për një shkallë gjithnjë në rritje të efikasitetit të forcave speciale.Në stervitje merrte pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, drejtori i Policisë së Vlorës Kastriot Skënderaj.