Jennifer Lawrence e buzëqeshur edhe pas ndarjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2013, 15:55
Bukuroshja Jennifer Lawrence ishte e buzëqeshur gjatë gjithë mbrëmjes në ndarjen e "Critics Association Awards", edhe pse ajo së fundi është përsëri beqare.Ylli i filmit "The Hunger Games" ka hyrë përsëri në treg pasi raportet e fundit tregojnë se është ndarë nga i dashuri i saj britanik, Nicholas Hoult.Ata kanë qenë të mendimit se duhet t`i japin kohë lidhjes së tyre gati dyvjeçare, kështu ata kanë vendosur që të mbeten miq."Ata janë të rinj dhe tani janë larg njëri-tjetrit. Por ata kanë mbetur miq", ka thënë një burim.Aktorja filloi lidhjen e saj me Nicholasin 23 vjeç pasi që u takuan në xhirimet e filmit "X-men: First Class" dhe ajo më parë insistonte se nuk dëshironte që të ishin një çift i famshëm.