Tarantino i zhgënjyer me mosnominimin e Di Caprios për "Oscar"
Regjisori Quentin Tarantino është i shqetësuar që Leonardo Di Caprio nuk është nominuar për çmimin “Oscar” për rolin e tij në filmin e Tarantinos, "Django Unchained".Regjisori është ndarë mjaft i kënaqur me filmin e tij “Western” pasi ky film është nominuar në pesë kategori, duke përfshirë fotografinë më të mirë dhe për skenën më origjinale, por Tarantino ishte befasuar kur ylli i filmit "Titanic" nuk ishte në listë e të nominuarve për aktorin më të mirë.Është mjaft e bukur, ende jemi duke biseduar për filmin. Ne shpenzuam shumë para në këtë film dhe shpresuam që do ta bëjmë më të mirën", ka thënë Tarantino. "Ishte një javë shumë e mirë, jemi të nominuar për pesë çmime "Bafta" dhe katër "Oscar”, dhe kjo gjë është shumë e mirë. Por më vjen keq që Leo nuk është nominuar".