Kukës, bimët narkotike, ekspertët: Kultivimi në rritje në lartësitë e mëdha
Kukës- Zonat e thella malore të Qarkut të Kukësit vijojnë që të mbeten problematike sa i takon kultivimit të bimëve narkotike, duke qenë se edhe kontrolli i territorit nga ekspertët, është shumë i vështirë.Faktin e bëjnë të ditur ekspertë të policisë së Kukësit, të cilët thonë se Qarku i Kukësit nuk është i "pastër" sa i takon kultivimit të këtyre bimëve, madje këtë vit si fenomen është shfaqur edhe ardhja e banorëve nga zonat e tjera të vendit, për të mbjellë bimë narkotike.Për të minimizuar fenomenin dhe për të hequr Qarkun e Kukësit nga lista e rajoneve ku kultivohen këto bimë, kanë kërkuar bashkëpunimin e të gjitha institucioneve.Duke parë situatën, Prefekti i Qarkut të Kukësit Safet Gjici mblodhi grupin task-forcë, me qëllim angazhimin e të gjitha institucioneve në luftën kundër kultivimit të bimeve narkotike, pasi, sipas Gjicit, vetëm një bashkëpunim i ngushtë ndërinstitucional, do të sjellë një minimizim të fenomenit, si dhe nxjerrje përpara përgjegjësisë të të gjithë atyre shtetasve që kultivojnë këto bimë në Kukës, Has e Tropojë.Vetëm në qarkun e Kukësit, gjatë vitit 2013 janë evidentuar 7 raste të kultivimit në parcela të ndryshme të bimës narkotike kanabis ssativa, por vetëm një rast është zbuluar, duke prangosur vetëm një autor. Ndërkohë, vetëm në këtë periudhë, Janar-Korrik, në qarkun e Kukësit janë evidentuar dy raste të kultivimit të kësaj bime, ndërkohë që për kontrollin e territorit policia ka ngritur 13 grupe pune, megjithatë, lartësitë e mëdha kërkojnë ndërhyrjen e mjeteve të specializuara, nga ajri.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter