Tiranë, 'punësim në Kanada' mashtruesi i merr 600 euro dhe zhduket
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2014, 09:50
Tiranë – Punonjësi i një agjensie emigrimi, Vasko G. i ka marrë 600 euro me mashtrim një qytetareje, duke i premtuar se do t’i nxirrte vizë për të jetuar në Kanada dhe do ta punësonte atje.Drejtoria e Policisë së Tiranës ka njoftuar se “më datë 29.07.2013, filloi proçedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit Vasko.G, përfaqësues ligjor i agjensisë së punësimit “Help Emigration”, sepse në muajin qershor 2014, dyshohet se ka mashtruar duke i vjedhur një shumë prej 600 eurosh, shtetases M.C, me motivacionin se do t’i nxirrte vizë rezidente në Kanada dhe me pas punësimin e saj në këtë shtet.“ar.sh/Oranews.tv