Tabaku: Statistikat tregojnë formalizim, jo hapje të vendeve të reja të punës
Tiranë – Të dhënat tregojnë për formalizim, por jo për hapje të vendeve të reja të punës dhe e vetmja rritje e punësimit për shqiptarët ka ndodhur në sektorët e shërbimit e tregtisë, dy sektorë që vështirë se mund të sigurojnë punësimin e premtuar nga Qeveria.Kështu ka deklaruar dje, deputetja e PD-së Jorida Tabaku, në tryezën me ekspertët e ekonomisë. “A mund të mendojmë se rritja anemike e këtyre dy sektorëve, respektivisht 2.6% dhe 1.9%, të ketë qenë leva e Arkimedit që ka lëvizur kaq shumë numrin e të punësuarve? Këto janë pyetje që i takojnë z. kryeministër për të na i shpjeguar,” – tha ajo.Sipas Tabakut, shifrat në ulje e ngritje të pashpjegueshme nga 3 mujori në 3 mujor thjesht po përpiqen t’i paraprijnë një rritje galopante të punësimit në bujqësi, që nuk është gjë tjetër vetëm se rritje fiktive;së dyti, ekonomia shqiptare po vuan dhe paketa fiskale e dhjetorit po i jep efektet, jo vetëm në rritjen ekonomike por edhe në mbylljen e vendeve të punës, duke rritur kështu papunësinë. Një rritje që trendin më të madh e ka tek të rinjtë;së treti, të dhënat na tregojnë për një formalizim, por jo për hapje të vendeve të reja të punës. Ky formalizim ka ndodhur në masën 90% në tregti e shërbime, që vjen si pasojë e deklarimit më të ulët të marzhit të fitimit nga BV dhe rritjes së shpenzimeve për sa i përket pagave. Pra, i gjithë ky formalizim po përpiqet të na shitet si rritje e punësimit,” – është shprehur Tabaku.ar.sh/Oranews.tv