Fullani raporton 1 orë në Kuvend për vjedhjen e 713 milionë lekëve në Thesar
Tirane- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani raportoi për mbi 1 orë para Komisionit të Ekonomisë lidhur me vjedhjen e713 milionë lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë.Rreth orës 09:00 Fullani është parë të hyjë në kryesinë e Kuvendit për të raportuara para kryetarit të komisionit Erjon Braçe dhe anëtarëve Ervin Koçin, Anastas Angjeli.Seanca dëgjimore me dyer të mbyllura përfundoi rreth orës 11: 15 minuta."Të pranishëm në seancën dëgjimore kanë qenë të pranishëm të gjithë anëtarët e Këshillit Mbkiqyrës të BSH" informon gazetarja Erblina Mile nga kryesia e Kuvendit në orën 11:27 duke shtuar se pritet që kryetari i komisionit Erjon Braçe të dalë me një prononcim për median.Fullani në kryesinë e Kuvendit "Vetëm deputetë të maxhorancës kemi parë të hyjnë në kryesi" informoi Erblina Mile, gazetarja jonë në orën 09:33 minuta.Mbledhja vijon me dyer të mbyllura.Ndërkohë në orën 16 00 Guvernatori, Ardian Fullani do të dalë para medias për raportin mujor të Bankës së Shqipërisë, ku pritet të ketë dhe një reagim për vjedhjen e Bankës.Ndërkohë dje Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë informoi se “vlera monetare e munguar është 713 milionë lekë, prej të cilave 143 milionë lekë para e nxjerrë në qarkullim për tu asgjesuar.”Kur kanë kaluar gati një javë nga zbulimi i vjedhjes së mbi 7 milionë dollarëve (kjo shifër u bë publike dje pas inventarit, ndërkohë deri dje u tha se ishin vjedhur 6 milionë dollarë nga Banka e Shqipërisë), Prokuroria ka filluar të bëjë hapat e parë në zbardhjen e këtij skandali.Prokuroria e Tiranës ka kërkuar nga Bankat e nivelit të dytë që të bllokojnë llogaritë e të afërmëve të dy personavë të arrestuar deri tani për këtë megaskandal, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia.Sipas këtij urdhëri llogaritë e 20 të afërmeve janë kërkuar që të ngrihet nga bankat,deri në sqarimin e burimit të këtyre parave. Mes personave të cilët i janë bllokuar llogaritë janë fisi më i afërt i Bitrajt dhe Bruzia si vëllezër,motra,kushurinj të parë dhe të afërm të tjerë.