Shkodër, i larguari me leje nga burgu plagosi policin Kastriot Prençi

Shkodër - Një i burgusor, i cili kishte arritur të largohej me leje nga burgu i Fushë Krujës për të mos u kthyer më  është autori i plagosje së së policit Kastriot Prençi mbrëmjen e djeshme në Shkodër.Ministria e Brendshme përmes një njoftimi për shtyp të orës 11: 30 minuta sqaron se Kastriot Lumaj organizonte grabitje gjatë natës dhe më pas largohej sërish për në Mal të Zi.Prej ditësh policia ishte vënë në vëzhgim zonën ku mendohej se ai hynte në Shqipëri për të kryer grabitje dhe më pas kthehej sërish në Mal të Zi. Pikërisht mbrëmë policia ka pikasur lëvizje të dyshimta në afërsi të kufirit dhe u ka bërë thirrje personave të ndalonin. Por nga ana tjetër është  përgjigjur me goditje kallashnikovi si pasoj e te cilave ka mbetur i plagosur punonjësi i policisë.Policia thotë se mendohet se kanë qenë dy persona por ata kanë mundur të kalojnë kufirin dhe të futen në territorin e Malt të Zi .Eshte kontaktuar me policine malazeze duke i dhene te gjitha te dhenat e nevojshme per te bere te mundur kapjen e ketyre personaveNjoftimi i ministrisePolicia e Shkodres jep detaje lidhur me ngjarjen e nje nate me pra ku mbeti i plagosur nje punonjes policie.Autori i dyshuar i ngjarjes eshte Kristian Lumaj, i denuar me 8 vjet burg dhe i larguar nga burgu u Fushe Krujes ku vuante denimin ne muajin qershor. Ishte larguar me leje dhe nuk ishte kthyer me.Policia kishte siguruar informacione se ne zonen ne kufi me Malin e Zi, Kristian Lumaj organizonte grabitje gjate nates dhe me pas largohej serish ne Mal te Zi.Prej disa ditesh Policia kishte organizuar nje sherbim per te mbajtur nen vezhgim zonen nga ku mendohej se ai hynte ne Shqiperi. Gjate nates se mbremshme patrulla e policise ka pikasur levizje te dyshimta ne afersi te kufirit dhe u ka bere thirrje personave te ndalonin. Por nga ana tjeter eshte pergjigjur me goditje kallashnikovi si pasoj e te cilave ka mbetur i plagosur punonjesi i policise. Policia eshte vene ne ndjekje te personave, qe mendohet se kane qene dy, por ata kane mundur te kalojne kufirin dhe te futen ne territorin e Malt te Zi. Eshte kontaktuar me policine malazeze duke i dhene te gjitha te dhenat e nevojshme per te bere te mundur kapjen e ketyre personaveOra 08:00 Pritë me armë ndaj policisë, plagoset efektivi 45-vjeçar Dy persona i kanë zënë pritë një patrulle të policisë së Koplikut në Shkodër e për pasojë është plagosur 45-vjeçari Kastriot Prençi.  Ngjarja u shënua rreth orës 22: 30 të mbrëmjes që lamë pas në fshatin Hot të Malësisë së Madhe.Mësohet se punonjësi i policisë së bashku me dy kolegë të tij kishin marrë një telefonatë në sallën operative, përmes të cilës njoftohej se po ndodhte një vjedhje banese në fshatin Bajzë pranë hekurudhës.Drejt kësaj zone janë nisur 45-vjeçari Kastriot Prençi dhe dy kolegë të tij, por sapo kanë mbërritur dhe kanë zbritur nga automjeti, janë përballur me breshëri automatiku nga dy persona. Punonjësi i policisë është plagosur në krah.Pas ndërhyrjes kirurgjikale është konstatuar se plumbi i ka depërtuar tej përtej krahut, dhe i ka shkaktuar pasoja. Ai është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar. Ndërsa kolegët e tij janë angazhuar në një operacion për të bërë të mundur arrestimin e dy autorëve të krimit që ngritën armët ndaj uniformës blu.Policia ka marrë dëshminë e dy kolegëve të Prençit, ndërsa në pyetje janë marrë edhe të afërm të tij për të zbardhur rrethanat e krimit por edhe motivet e tij, që duket se lidhen me detyrën e punonjësit të policisë.Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter