Raguza, 'luftë' mes shqiptarëve dhe italianëve për një kek të vogël
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2014, 07:50
Itali - Një kek i vogël, që nuk u ka pëlqyer, ka shkaktuar një luftë të vërtetë në një pastiçeri në Raguza të Italisë.Pamjet e publikuara nga policia tregojnë sesi një 28 vjeçar italian grindet me disa të rinj shqiptarë për një pastë të thjeshtë.Në ndihmë të pronarit të lokalit kanë shkuar disa të rinj italianë dhe si pasojë, u krijua një trazirë e madhe që mori vëmendjen e policisë.Nga sherri u godit rëndë në fytyrë një vajzë, që tentoi t'i ndante. Policia ka arritur më në fund që të zbulojë tani, pas tre muajsh, identitetin e personave që u grindën.ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter