Muxhahedini nga Kosova pret koka njerëzish, tmerron botën
Pamjet e tmerrshme të publikuara së fundmi në interent tregojnë se si shqiptari nga Kosova Lavdrim Muhaxheri ekzekuton njerëz duke i prerë kokat. Pamjet e tmerrshme të cilat i disponojme, për arsye etike nuk po i transmetojme.Trupa njerëzish pa koka e koka të prera të varura nëpër kangjella e pemë, janë imazhe horror që vijnë nga zonat e pushtuara të Sirisë e Irakut, nga ekstremistët e Shtetit Islamik (ISIS).Fotot ishin marrë në faqen e Facebook -ut të Kosovarit që lufton për xhihad në Siri, por ato nuk u gjetën në faqen e tij dhe nuk dihet nëse janë të vërteta.Por të tjera imazhe tronditëse të ekstremistëve islamikë shfaqen duke prerë koka njerëzish apo duke i ekzekutuar në grup me plumba në kokë. ISIS thotë se po bën luftën e shenjtë, në emër të islamit.Pas publikimit të këtyre pamjeve reagimet kanë qenë të shumta qoftë nga poltika qoftë nga rrjetet sociale.Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se, feja ka marrë përmasa të manifestimit me uniforma dhe mjekra që, më së paku, u përngjajnë shqiptarëve. “Këta individë - sipas Mustafës, - në vend të misionit të besimit në zot e dashurisë për njerëzimin, mbjellin urrejtje fetare e gjinore, vrasin njerëz e presin koka, duke thirrur në emër të Allahut”.Ndërsa lexues të thjeshtë pyesin në rrjetet sociale se cila fe do t'i lejonte këto masakra në shekullin e 21-të? [caption id="attachment_316788" align="alignleft" width="1572"]
Lavdrim Muhaxheri[/caption]