Destinacionet më të bukura shqiptare, nga udhëtimi me kalë i Lord Bajronit deri tek turizmi mbijetesës
Shqipërinë nuk e njohim sa duhet dhe duhet ta njohim pa kushte. 10 destinacionet e publikuara në cikli veror "Të njohim Shqipërinë", në pikëndalesën e fundit, Tiranën na prezanton me disa pika turistike të cilat për shumë prej nesh nuk dihet ekzistenca e tyre. Falë guidave profesionale vendase dhe përfaqësueses së revistës "Travel", Flora Xhemani Baba renditen 10 iteneraret më të bukura nga pikëpamja turistike dhe kulturore.1-Majat e Ballkanit është itenerari i parë që fitoi dhe çmimin si destinacioni më i bukur në botë në 2012 që prek tre shtete, Kosovë, Shqipëri dhe Mali i Zi.2-Itenerari i dytë është udhëtimi i Lord Bajronit vetëm me kal. Një grup jo më shumë se 10 veta do kalojnë me kal shtigjet që ka kaluar Lord Bajroni para 200 vjetësh, që përfshin pjesën në Gjirokastër, Permet.3- Berati, sepse përveç qytet i UNESCKO-s, janë dhe kanionet e Osumit, që edhe pse e merr Skrapari, ne i marrim si Qarkë Berati. Aty gjen jo vetëm histori dhe kulturë por edhe traditën.4- Gjirokastër- Përmet- Korçë. Një itenerar i tillë të bën të shijosh tre qytete bashkë në pak ditë, me serenatat, kërnackat. 5- Riviera shqiptare, e përshkruar nga bregdeti me kajak, turi e parashikon dy ditë, por mund të rrish edhe më shumë, për ta përshkruar deri në Sarandë.6- Përshkimi i Vlorës me anije, gjithë Karaburuni. Tani ka anije turistike të mirëfillta dhe të shërbeheni edhe nëse doni të rrini nga mëngjesi deri të darkë.7-Destinacioni tjetër e cila është po në Vlorë është Dëllënjë- Pishporo- Delisuf, që ka nisur të quhet trekëndëshi Bermudes. Mund të bësh shëtitje në Vjosë, askush nuk e njeh Vjosën, është si Nili, itenerar i paeksploruar. Në këtë itenerar ka 2 lumenj, pyll, det, laguna, dhe duna. Të gjitha këto janë monumente natyre. Këto ture bëhen në pranverë dhe vjeshtë me motorra 4 herë 4 rrota, mund të bësh xhiro tip ‘safari’. Mund të bësh “bushkraft”, që do të thotë turizëm mbijetese, që shkon me rrobat e trupit dhe mjetet e “bushkrafit”.8- Destinacionet e tjera janë më të shkëputra dhe ne i kemi quajtur ditore, njëri është Tirana. Të përgëzoj që nuk e ke lënë jashtë Tiranën. Ajo nuk ka vetëm sheshin Skënderbej, Korpusin, por ka dhe një kurorë fantastike që vlen të eksplorohet, si shpella e Pëllumbit, kanionet e Erzenit, të gjithë vargmalin e Dajtit që po ta ndash në segmente, ka shtigje të pafundme, malin e Micekut, shtigjet e Fekenit, të ciat eksplorohen në çdo stinë".Ndiqni të plotë emisionin "Të njohim Shqipërinë" nga Ilva TareTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter