Gripi stinor, Roshi:Jemi shumë larg pragut epidemik

Edhe vendi ynë është i riskuar nga virusi H3N2, sidomos në 2 apo 3 muajt e ardhshëm. Virusi i cili shpalli gjendjen e emergjencës në Shtetet e Bashkuara të amerikanës pritet të përhapet edhe në Europë e për pasojë të lëvijes së popullatës edhe në vendin tonë.Deri më tani në Shqipëri nuk ka asnjë rast të dyshuar por autoriete shëndetësore janë vënë në lëvizje për marrjen e masave. Por, problem në Shqipëri, thotë sepecialisti i ISHP Dritan Ulqinaku është përqindja e ulët e vaksinimit të grupeve vunerabël.Drejtori i ISHP-së Enver Roshi qetëson qytetarët duke thëne se nuk ka vënë për paknik. Z. Roshi bëri një paraqitje të situatës epidemologjike në vend duke thënë se në javë shfaqen rreth 9.800 raste me virozë apo infeksione respiratore, numër ky që pritet të rritet në fund të janarit, ndërsa sistemi alert në pikat kuftiare do të sinjalizojë edhe rastet në dyshim."Nuk kemi situatë epidemike nga gripi siç ka ndodhur në SHBA. Ka pasur një rritje të lehtë të gripit në vend por jemi shumë larg pragut epidemik. Në bazë të ekzaminimit të një sërë mostrash të marra në Tiranë,  Vlorë, Durrës dhe në qytete të tjera ka qarkullim të ulët të këtij gripi.  Mbështetur edhe nga të dhënat dhe eksperienca e viteve të mëpashme virusi i gripit pritet të rritet në fund të janarit deri në muajin mars” tha Roshi.Por pavarësisht se qarkullimi i virusit të gripit nuk është i lartë, kreu i ISHP-së thekson se situata do të ndiqet nga mjekët ndërsa u bëri thirrje këtyre të fundit të mos neglizhojnë asnjë rast me simptomat e gripit."Mjekët të mos neglizhojnë marrjen e mostrave dhe të zbatojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe  iInstitutit të Shëndetit Publik. Gjithashtu prej disa ditësh në treg qarkullon edhe vaksina kundër gripit. Simptomat që janë temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe për kontaktet e para të gjithë qytetarët duhet të drejtohen tek mjeku i familjes” theksoi Roshi.H3N2 që shpalli panikun në të gjithë botën është nëntipi i gripit A siç e njohim ndryshe si gripi i zakonshëm. Ai ka simpatoma të një grip normal por diferencën e bënë tempetatura e lartë e zgjatur. Në rast se ndodhë kjo pacinenti duhet ti drejtohet menjëherë mjekut. H3N2 do të jetë në qarkullim për disa vjet në botë dhe vaksinimi ndihmon në shmangien e tij.