Kukës, prefekti Gjici shpërndan ndihma për familjet në nevojë të Zapod-it
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2014, 14:21
Kukës - Në kuadër të festës së Fiter Bajramit, Prefekti i Qarkut të Kukësit, Safet Gjici, ka mundësuar ndihmën ndaj 25 familjeve më në nevojë të komunës Zapod të Kukësit, duke shpërndarë pako ushqimore.Ndërkohë, kryetari i komunës, Dan Koloshi, ka falenderuar Prefektin Gjici për këtë donacion.Prefekti i Qarkut të Kukësit, Safet Gjici çdo muaj, përmes pagës së tij, ndihmon rreth 30 familje që kanë probleme ekonomike. Prej tre muajsh, janë ndihmuar me pako ushqimore rreth 90 familje, ndërkohë që iniciativa e tij personale, për të dhuruar rrogën e tij për familjet në nevojë, do të shtrihet edhe në komunat e tjera të Qarkut të Kukësit./nzh/oranews online/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter