Karamuço: Reforma në drejtësi është veç arnë, duhej nisur nga Kushtetuta

Tiranë – Eksperti për çështjet e sigurisë, juristi Ervin Karamuço, është i mendimit se pas 300 ditësh pritjeje, më në fund qeveria dha sinjale se po bën reformë në drejtësi, por, ajo ç'ka po shihet është vetëm një “arnim” i sistemit të drejtësisë, pasi reforma tërësore, sipas Karamuços, do të ishte reforma kushtetuese.I pyetur në “Këndin e intervistës” së “Ora News” sesi e gjykon reformën që ka ndërmarrë Qeveria, Karamuço tha:“Më duket se nuk jemi tamam para një reforme. Një reformë tërësore do të ishte një reformë kushtetuese. Reforma në drejtësi fillon nga Kushtetuta. Këto janë “arnime” të sistemit të drejtësisë, që duan të ndryshojnë një çikë balancat politike brenda KLD-së.Unë nuk do ta quajë akoma një reformë, por një produkt të luftës politike, më shumë një zgrip të madh të atij bllokimi që i është bërë nga të gjitha anët, qeverisë aktuale, që më shumti shikohet me institucionet e pavarura dhe pjesët e tjera, që nuk janë pjesë e ekzekutivit,”-theksoi ai.ar.sh/Oranews.tv