Fier, mjekët: Mbrohuni nga verdhëza, më shumë kujdes për higjenën

Fier - Për të shmangur semundjet e hepatitit, mjekët e Fierit bëjnë thirrje për më tepër kujdes kundrejt higjenës.Shefi i pavionit të sëmundjeve infektive pranë Spitalit Rajonal të Fierit, Ndriçim Bali, tha se pjesa me e madhe e hepatiteve shfaqen për shkak të nivelit të ulët të higjenës së njerëzve. Ai tregon dhe simptomat e kësaj semundjeje, ndërsa shton se më të rrezikuar janë punonjësit e kujdesit shëndetësor.Mjekët ngrenë shqetësimin në stinën e nxehtë të verës, duke qënë se higjena e pakët sjell më tepër rrezik për sëmundje infektive.ar.sh/Oranews.tv