VIDEOLAJM/ Gaza, kënga e fundit e një “shehidi” për të rënët në luftë
Palestinë – Një video e hedhur në internet nga luftëtarë myslimanë që luftojnë në Rripin e Gazës kundër Izraelit, e përkthyer edhe në shqip, i është kushtuar si homazh, një luftëtari të rënë dëshmor tashmë, “shehid”, siç quhet prej tyre, i cili kishte një zë të bukur dhe këndonte dikur suret e Kuranit, në Gaza.Kënga, që në faktet janë vargjet e sures Ali Imran nga rreshti 169 deri në 176, u jep shpresë dhe i nxit luftëtarët e rinj të jenë kurajozë e të mos kenë frikë nga vdekja.E titulluar “Shehidi lexon ajetet për shehidët”, kënga ose leximi i sures Ali Imran, përcjell zërin e të riut dhe mesazhin e tij të fundit për luftëtarët e vdekur në Gaza, mesazhin e fundit, pasi, edhe ai vetë tashmë ka rënë në luftë.Vargjet me titra në shqip169. Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti ityre.170. Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar rradhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen.171. Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e s'ka dyshim se All-llahu nuk ua humb shpërblimin besimtërëve.172. Të cilët edhe pasi i goditi plaga iu përgjegjën All-llahut dhe të dërguarit. E për ata prej tyre që bënë, mirë dhe u ruajtën, është një shpërblim i madh.173. E atyre (shokëve të Pejgamberit) që dikush u tha: "Populli (idhujtarët) është tubuar t'ju sulmojë, pra kini frikë!" Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin e thanë: "Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!"174. Dhe atë pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të mëdha nga All-llahu dhe e arritën kënaqësinë e Tij, All-llahu është dhurues i madh.175. Po atë (propagandë) e bëri vetëm shejtani që dëshironte me miqtë e vet (idhujtarët), t'ju friksojë, po ju mos u frikësoni prej tyre, frikësomuni Mua, nëse jeni besimtar.176. E ty të mos të brengosin ata që përpiqen për mosbesim, ata kurrsesi nuk mund të dëmtojnë asgjë All-llahun. All-llahu me urtësinë e vet dëshiron që atyre të mos u takojë kurrfarë e mire në botën tjetër dhe ata kanë një dënim të madh.ar.sh/Oranews.tv