Itali, kapen 16 trafikantë italianë e shqiptarë, importonin kokainë nga Amerika Latine

Itali – Policia dhe prokuroria e Breshias kanë arrestuar 16 anëtarë të një nje bande italo-shqiptare, që trafikonte kokainë dhe marijuanë nga Amerika Latine në Itali.Droga shpërndahej nga pronare restorantesh në provicën e Breshias, prandaj edhe operacioni u kodua si "Biletë restoranti”.Hetimet kishin nisur që në vitin 2010, pas arrestimit të nj anëtari të bandës. Thellimi i tyre solli edhe goditjen e bandës që e importonte drogën nga Santo Domingo në Itali dhe e shpërndante nëpërmjet anëtarëve të saj shqiptarë dhe italianë në Breshia dhe Mantova.Në operacionin e parë të policisë, u arrestuan pesë persona dhe u sekuestruan 4 kg kokainë dhe 2 kg hashash; me pas, u identifikua një dërgese droge nga Amerika Latine nëpërmjet Zvicrës, me ndërmjetesimin e trafikanteve amerikano-latinë dhe italianë.Në aeroportin e Zyrihut u arrestuan tre persona dhe u sekuestruan 3 kg kokainë, paketuar në kuti konservash me perime e ndërsa kokaina trafikohej nga Amerika Latine, hashashi sigurohej në vend nga “Ngdrageta”, që operon në zonën Kalabri - Milano.Në total, gjatë gjithë hetimeve, u vunë nën akuzë 28 persona, nga të cilët 5 janë arrestuar në flagrancë; 13 janë futur në burg dhe një tjetër ndodhet në arrest shtepie. Dy shqiptarë janë shpallur në kërkim.Oranews.tv