'Bajrami i Madh', mijëra myslimanë falen në bulevard, Kryemyftiu thekson 3 herë: "Kujdes familjen"
Tiranë –Mijëra besimtarët myslimanë shqiptarë dhe të huaj janë falur mëngjesin e sotëm, në ditën e parë të festës së tyre, Bajramit të Madh, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.Krerët e komunitetit mysliman i kërkuan kryeministrit Rama të respektojë "këtë det njerëzish" ashtu si dhe komunitetet e tjera e t'iu japë xhaminë e premtuar. Ndërkaq një tjetër apel shkoi për më shumë kujdes e vëmendje ndaj të rinjve dhe familjes.Kjo festë, që nisi me përfundimin e muajit të agjërimit, muajit të Ramazanit, nisi me faljen e namazit në orën 6.23 dhe u shoqërua me këndimin e Kuranit dhe ligjëratat e krerëve myslimanë.PërgatitjetGjatë natës së shkuar, një grup të rinjsh të Komunitetit Mysliman kanë shtruar një tapet të bardhë përgjatë gjithë bulevardit, mbi të cilin janë falur në gjunjë, besimtarët. Gjatë natës së mbrëmshme, në Tiranë ka rënë edhe një shi i lehtë, që ka freskuar ambientin pa krijuar probleme.Në faljen e tij, Kryemyftiu i Tiranës, Ylli Gurra, ka ngulur këmbë në një këshillë, në një porosi, që ua ka dhënë mijëra besimtarëve të mbledhur në shesh dhe atyre që e kanë ndjekur fjalën e tij përmes televizionit: “Të kemi kujdes familjen, familjen dhe familjen” ka theksuar ai tre herë me radhë.Duket se situata e fundit e rendit në vend, e ngarkuar me krime të rënda brenda familjes, ka ndikuar fjalën e Kryemyftiut Ylli Gura i cili i ka kushtuar familjes, respektimit, përkushtimit një vend të posaçëm në fjalën e tij.“Vëllezër, pas Ramazanit, nuk është fundi i botës,” – tha Gura. – “Vëllezër, jeta pas Ramazanit nuk është fundi i jetës. Nuk është kapaku i gjithçkaje: pas Ramazani dhe prapa, më falni, jeta e shthurur. Përpara është e ardhmja e mirësive dhe begative të Zotit. Por duke vazhduar udhën e Ramazanit, tashmë jo me agjerim, por me mirësinë dhe bujarinë , me respektin për vëllanë tënd dhe motrën, për prindërit si detyrë parësore, për fëmijët tënd e çdo krijesë njerëzore. Të kemi kujdes individin, të kemi kujdes brezin e ri, të kemi kujdes familjen, familjen dhe familjen.Sot nuk është vendi i pesimizmit, nuk është vendi i humbjes së shpresës, por është më shumë se çdo herë tërheqja e vëmendjes ndaj përkushtimit të familjes,” – ka theksuar Gurra.Kryemyftiu apel Ramës: Respekto këtë det njerëzish, jepu xhaminë.Krerët e komunitetit mysliman i kërkuan kryeministrit Rama të respektojë "këtë det njerëzish" ashtu si dhe religjionet e tjera e t'u japë xhaminë e premtuar"Duam dhe presim, me durim dhe mirëkuptim, të respektohemi dhe të na vihet në vend dinjiteti, të vendoset në vend vullnti i mirë. Ne jemi përkushtuar të vendosim kokën tonë aty ku sot janë sexhdet. Nuk jemi më pak dinjitozë se kushdo tjetër në këtë vend duke kërkuar një të drejtë të ligjshme, për të pasur thjesht dhe vetëm një xhami." tha Gurra. “Bajrami i Madh”, Bruçaj lutet për paqe në Gaza armanda shtembari/Oranews.tv Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter