Banditët e 97-ës në burgun e Peqinit, agjerim dhe falje për mëkatet

Peqin - Burgu i Sigurisë së lartë në Peqin, ku janë izoluar rreth 800 persona, popullohet kryesisht nga pjesëtarë të bandave të vitit ‘97 ose quajtur ndryshe “të dënuarit VIP”, por që nuk kanë shkaktuar ndonjë incident apo shqetësim për bashkjetesën në kamp pasi nuk janë vetëm masat e sigurisë, por edhe fakti që ky burg afron praktimin e tri feve të ndryshme.Të burgosurit myslimanë, këto ditë agjerimi, janë falur në xhaminë e burgut. Janë të paktën 150 të tillë që i janë bashkuar faljes në xhaminë e ndërtuar brenda mureve të larta te burgut te Peqinit dhe 60 prej tyre kanë agjeruar, edhe pse kushtet e burgut nuk iu afronin komoditetet e favorshme.Të burgosurit kanë agjeruar dhe kryer ritet fetare për Muajin e Ramazanit me mendimin që mëkatet e bëra, për të cilat vuajnë edhe dënimin, t'i shlyejnë duke arritur pastrimin e shpirtit.Drejtori i burgut, Fatos Veliu, shprehet se për të gjithë të dënuarit janë krijuar kushtet që ata të praktikojnë sipas dëshirës, besimin e tyre fetar edhe në ambientet e burgut.Toleranca fetare që zotëron në kampin e të dënuarëve ka shërbyer e dhe për moskthimine konfliktëve të vjetra.Njëri nga incuesit dhe drejtuesit e projektit të korrektimit dhe rahabilitimit njerëzor, imami Behaudin Gashi, shprehet se kur dikush humb lirinë, ai ka nevojë që të ndjehet i lirë dhe më së miri këtë mesazh e jep feja myslimane.ar.sh/Oranews.tv