Xhamia e madhe bën bashkë PD e PDIU: Rama të mbajë premtimin
Tirane- Bulevardi Qendror u "pushtua" sot nga mijëra myslimanë që edhe sivjet e falën namazin e Bajramit në rrugë.Edhe pse përballë projektit të xhamisë së madhe, për të dytën herë, në komuniteti mysliman kreu i qeverisë Edi Rama ka shmangur deklaratën e shumëpritur nga besimtarët, kohën kur do të lejohet ndërtimi i kultit fetar."Unë do them gëzuar sepse ju e dini që unë dhe jam kundër mënyrës që reshtohen politikanët nëpër dyer. Sot të gjithë jemi të barabartë" tha kryeministri për gazetarët e rreshtuar në pritje të një deklarate.Por, atë që e evitoi Edi Rama ia kujtoi pak më pas, kreu i opozitës Lulzim Basha. Pikërisht premtimi për Xhaminë e Madhe ka qënë argument i liderit të Opozitës, Lulzim Basha për t'i kujtuar kundërshtarit të tij politik se duhet të marrë përgjegjësitë e veta."Uroj që asnjë mos t’i ikë përgjegjësisë për detyrimet ndaj njeri-tjetrit, mos ti ike përgjegjësisë për ndertimin e xhamisë së madhe si premtim i kahershëm e detyrim ndaj komunitetit e mbarë Shqipërisë. Ky muaj reflektimi, faljesh, lutjesh të mijëra besimtarëve të na shërbeje për të realizuar këtë projekt e për të na dhënë forcë e vizion për të zgjedhur rrugën e drejtë përmes vendimeve të drejta duke i shërbyer një shoqërie më solidare me njerëzit në nevojë" tha Basha.Thirrje të njejtë, lëshoi edhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi"Edhe këtë vit fatkeqësisht u falën në rrugë. Bëj apel që të vërë në vend dinjitetin dhe myslimanët të falen në objektit e kultit" tha Idrizi.Pak orë më vonë, nga apeli që u përcoll nga godina e komunitetit mysliman, Rama postoi një urim ku mes ngjyrave duket dhe një xhami.
Ditën e Bajramit, komunitetin mysliman shqiptar e kanë uruar edhe autoritetet më të larta të vendit, si presidenti Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kreu i PD-së Lulzim Basha.oranews.tv