Mrekullia e Gazës: Foshnja nxirret e gjallë nga barku i nënës së vrarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2014, 12:30
Gaza - Një foshnje palestineze ka mbijetuar pasi u nxorr në mënyrë urgjente, me operacion cezarian, nga barku i nënës së saj, që u vra nga sulmet ajrore izraelite.Mjekët e kanë konsideruar një mrekulli, faktin që foshnja e lindur parakohe ka mbijetuar.Vajza u quajt Shayma Shiekh al- Eid, ashtu si nëna e saj.Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka bërë thirrje për “armëpushim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar humanitar" në luftën e Gazës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.ar.sh/Oranews.tv
