Berisha: Me statistikë, Edi Drama i dyfishoi vetëvrasjet për 6 muaj

Tiranë – Ish-Kryeministri Berisha gjykon se vetëvrasjet në vend janë rritur 54% në 6 muajt e fundit, ndërsa tentativat për vetëvrasje në 107%.“Edi Drama, njeriu që rrezaton zi, urrejtje, pesimizëm, negativitet kërkon të lajë duart si Pons Pilati me dyfishimin e vetëvrasjeve dhe tentativave për vetëvrasje,” – shkruan Berisha në Fb. – “Kështu, 180 ditët e fundit të qeverisë Rama - Meta, për të cilat kemi statistikën krahasuese zyrtare, del se u shoqëruan nga rritje dramatike e vetëvrasjeve dhe tentativave për vetëvrasje.Këto të dhëna zyrtare faktojnë se 6 muajt e fundit, vetëvrasjet në Shqipëri u rriten nga 90 ne 139 raste pra u rriten 54%, kurse tentativat per vetevrasje u rriten nga 150 ne 310 raste pra u rriten me 107%.Para kesaj situate dramatike te rritjes marramendese te vetevrasjeve me 54% dhe tentativave per vetevrasje me 107%, Edvin Drama kërkoi me cinizem ekstrem që policia socialiste e tij të merret me trajtimin e vetëvrasjeve, pra dhe kjo vetem e vetem per te manipuluar shkaqet e tyre te lidhura me pushimet nga puna, rritjen e shpejte te papunesise, varferine ekstreme, pamundesine e mjekimit etj. Kësaj i thonë të vetëvrasësh për së dyti viktimat e mjera dhe të terrorizosh familjet e tyre,” – përfundon Berisha.ar.sh/Oranews.tv