Braho dhe Vasili sot në Himarë, negociata për reformën territoriale
Himarë - Spartak Braho dhe Petrit Vasili, dy deputetë të LSI, anëtarë të Komisionit për Reformën Territoriale, do të shkojnë sot në Himarë për të diskutuar me banorët, pretendimin e tyre për mospërfshirjen e Vranishtit në në këtë bashki.PBDNJ-ja ka qënë kundër bashkimit të Vranishtit me Himarën dhe pro, përfshirjes së Lukovës. Sipas PBDNJ-së, ky bashkim nuk shkon, pasi Himara historikisht njihet si minoritet grek.Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka kërcënuar me braktisje të koalicionit qeveritar, nëse Qeveria nuk merr parasysh kërkesat e minoritetit në reformën territoriale. Pak ditë më parë, ai ka kërkuar edhe mbështetjen e Qeverisë greke, duke u takuar me Zv.Kryeministrit e Greqiës, Venizellos, që të detyrojë Shqipërinë të respektojë kërkesat e minoritetit.Venizellos ka kontaktuar me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe i ka kërkuar atij të kihet kujdet me minoritetin dhe të ndiqen praktikat europiane, ndërkohë që Bushati nga ana e tij ka deklaruar se kjo reformë i ka mbajtur parasysh praktikat dhe standartet europiane në këtë drejtim.ar.sh/Oranews.tv