Nesër "Bajram i Madh", Bruçaj lutet për paqe në Gaza
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajramit, feste e cila vjen menjëherë pas muajit të shenjtë të Ramazanit.Përmes një deklerate për mediat nga selia e KMSH, Bruçaj ka uruar besimtaret për më shumë paqe dhe begati.“Ne sot përcjellim muajin e Ramazanit për të pritur Bajramin. Bajrami është simboli i paqes, moment i lartësimit të allahut, i lehtësimi të shpirtit , dita e shpresave. Bajrami është dita kur hatërmbetjet dhe smira marrin fund. Bajrami është solidarizimi në mbarë njerëzimin. I lutem zotit të madh në këtë ditë të Bajramit për paqe gëzim dhe harmoni.”Skëndër Bruçaj bëri edhe një lutje për të gjitha vendet ku ka luftë, që paqja të mbizotrojë dhe të mos shkelen të drejtat hynore të njeriut.“I lutem zotit fuqiplotë që të sjellë paqe në Gaza, Irak, Siri dhe kudo në botë ku shkelen parimet hynore të të drejtave të njeriut. I lutem allahut t’i mbushë zemrat tona me ndjenja dashuria, respekt dhe mirënjohje”, u shpreh Bruçaj.