Fëmijët emigrantë, Obama: Pa dokumenta? Në shtëpi
Eshtë rikthyer sërish në fokus çështja e femijëve që kalojnë kufirin në mënyrë ilegale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti Barack Obama u ka thënë udhëheqësve të Amerikës Qëndrore se fëmijët emigrantë , të cilët nuk kanë arsye të vlefshme të qëndrojnë në SHBA do të dërgohen në shtëpitë e tyre. Obama u takua me në Shtepinë e Bardhë me presidentët e Guatemalas, Hondurasit dhe El Salvadorit për të diskutuar krizën në kufirin jugor të SHBA.Barak Obama u tha liderve amerikanoqëndror se ata ndajnë përgjegjësinë me Shtetet e Bashkuara për të trajtuar çështjen e fluksit të fëmijëve imigrantë në kufirin me Shtetet e Bashkuara.Ai vlerësoi homologët e tij për përpjekjet e tyre të vazhdueshme brenda kombeve të tyre për të mos lejuar fëmijët të udhëtojnë në mënyrë të paligjshme në SHBA, por tha se duhet bërë më shumë punë për të luftuar këtë "sfidë të rendësishme" dhe për të lehtësuar kushtet që keta femijë të mos lëvizin të pashoqëruar nga prindërit e tyre. Presidenti amerikan shprehu shqetësimin për rrezikun që mbart në vetvete një udhëtim i tille për fëmijët, duke u kerkuar presidenteve të vendeve të Amerikës qëndrore të kontribuojnë në ndalimin e këtij fenomeni të rrezikshëm.Presidenti i Guatemalas, Oto Perez Molina tha se ndjehet i frustruar dhe i shqetësuar nga situata. Ai bëri thirrje që problemi të zgjidhet që në rrenjët e tij, duke specifikuar se është varfëria ektreme dhe mungesa për punësim që detyron këta fëmijë të udhëtojnë vetëm duke emigruar në SHBA. Ai u zotua se do të përmirësojë jetesën në vendin e tij, në menyrë që njerëzit të mos detyrohen të emigrojnë, por vecanërisht fëmijët. Që nga tetori, mbi 57 mijë fëmijë të pashoqëruar janë ndaluar në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, shumica e tyre nga Salvadori, Guatemala, apo Hondurasi. Kanë qenë bandat kriminale, varfëria ektreme , por edhe zërat se ka fovorizime juridike dhe ligjore për fëmijët, qe kanë rritur fluksin e migracionit të paligjshëm.Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu po diskutojnë një ligj të viti 2008, i cili u jep të drejtën femijëve të pashoqëruar që kanë hyrë brenda kufijve amerikanë një séancë dëgjimore për azil, duke parandaluar largimin e tyre të menjëhershëm nga vendi. Më heret këtë muaj, administrata e presidentit Obama i kërkoi kongresit një fond 3.7 miliardë dollar për të rritur sigurin e kufijve.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter