VIDEOLAJM/ Elbasan, makina hedh në ajër të moshuarën

Një video po qarkullon në rrjetet sociale këto ditë ku tregon momentin kur një makinë hedh një të moshuar në ajër.Videoja e publikuar në Facebook në faqen Harta dixhitale e aksidenteve shfaq pamjet e aksidentit të marra nga një kamer mbikëqyrëse në rrugët e Elbasanit.E moshuara po kalonte rrugën kur makina, e cila po ecte me shpejtësi, e përplas atë dhe e hedh në ajër.Pavarësisht nga mosha e madhe, e moshuara arrin të mbijetojë dhe të ngrihet pa pësuar dëmtime të rënda.Më pas njerëz të cilët ndodheshin në rrugë i afrohen asaj për t’i dhënë ndihmën e tyre./o.b/oranews.tv/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter