Dënohet banda shqiptare, trafikuan kokainë nga Hollanda në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2014, 12:30
Antarët e nja bande shqiptare në Itali të akuzuar për trafik droge nga Hollanda për në Itali u dënuan nga gjykata italiane e qytetit të Astit.Përkatësisht, 26-vjeçari S.G u dënua më 8 vjet heqje lirie dhe 40 mijë euro gjobë, dy vëllezërit përkatësisht 24 dhe 29 vjeç u dënuan me 5 vjet burg dhe 30 mijë euro secili, dhe 28-vjeçari J.B u dënua më 4 vjet burg dhe 20 mijë euro gjobë.Shqiptarët, të cilët në bashkëpunim me italianët trafikonin lëndë narkotike nga Hollanda për në itali u zbuluan pas një operacioni të koduar “Cocash” nga karabinierët e italianë.Të pandehurit e tjerë, të përfshirë në këtë organizatë për shitjen e kokainës, morën gjykim të reduktuar ose u liruan nga akuzat, shkruan AT News.