Ruajtja e mjedisit, Nikolla: Fondi nga SHBA, refleksion në mbrojtje të identitetit dhe kulturës
Nga inagurimi i fondit për restaurimit e mjedisit, ministrja Nikolla tha se ky fond është një reflekson në mbrojtje të identitetit. Nikolla theksoi se fondi i mundësuar nga SHBA-të, çon në ngritjen e një standarti të ri për punën e studjuesve. Ajo shprehu gjithashtu se ruajtja e trashëgimisë kulturore i bën ato më të vizitueshme nga publiku i gjerë.Përmes fjalës së saj ajo falenderoi ambasadorin Arvizu dhe SHBa-të për këtë fond i cili rrit vlerat e trashëgimisë kulturore dhe identiteti kombëtar.“Më gëzon fakti që ky fond i arkeologjisë vjen në në këto parametra, por mundësohet një situatë re që lidhet me cilësinë e jëtës universitare, por aq sa mundëson ngritjen në një standart të ri, punën e kërkuesve dhe studjuesve. Ekspozimi siç duhet i vlerat unikale i bën ato te jënë të vizitueshme nga publiku i gjerë. Falenderimi i posacëm për ambasadorin Arvizu dhe SHBA-të, edhe për këtë moment sepse për herë të parë fondi i ambasadorit për trashëgiminë kulturore kap një standart të lartë edhe në vlerë por dhe akordohet i gjithë për realizimin e këtij projekti për trashëgiminë kulturore. Jepet mesazhi se sa rendësi ka ruajtja e trashëgimisë kulturore. Duhet të zhvillojmë përgjegjësi të reja dhe protagonizëm të ri, që ta sjellim si një vlerë muzeale që duhet ruajtur por dhe si një vlerë edukimi për studentët dhe pedagogët. Këto institucione të rendësishme do të kenë mbështetjen e nevojshme që këtë standart të ri , këtë mënyrë të re me vlerat e trashëgimisë kombëtare ne t’i përcojmë që në edukimin e hershëm përmes lëndëve të posacme dhe orëve të posacme. Kjo ka qenë arsye që ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me ata të Kulturës ka nxitur projekte të rendësishme siç është ajo edukimi përmes kulturës dhe ka vendosur shkolla të caktuara marrin në mbrojtje monumente të kulturës për t’i kthyer pjesë jo vetëm të ruajtjes por dhe të njohjes së tyre, të trashëgimisë , të kulturës, të identitetit kombëtar. Përmes kësaj ditë të veçantë që e mundeson fondi nga SHBA-të, të kthehet një një refleksion në mbrojtje të identitetit dhe trashëgimisë kulturore”, tha ajo.