S'ka të mbijetuar: Të 116 personat në bordin e avionit algjerian kanë vdekur

Nuk ka asnjë të mbijetuar nga pasagjerët që ndodheshin në avionin, me 116 persona në bord që u rrëzua në Mali.Lajmi është bërë publik nga presidenti franzec Francois Hollande.Presidenti tha se është gjetur një regjistrues i të dhënave të avionit, pasi trupat francezë arritën në vendin e përplasjes pranë kufirit të Malit me Burkina Fason."Ushtarët francezë, të cilët ndodhen në terren kanë filluar hetimet e para. Për fat të keq nuk ka mbijetuar."-tha presidenti Hollande. Kontrollorët e trafikut ajror humbën kontaktet me avionin të enjten, pasi pilotët kishin raportuar stuhi të mëdha. Nga 116 pasagjerët që ndodheshin në bordin e avionit, 51 prej tyre ishin qytetarë francezë. Ministri i Brendshëm francez Bernard Cazeneuve deklaroi për mediat vendase se avioni ishte shkatërruar në momentin e përplasjes."Ne mendojmë se avioni u rrëzua si pasojë e kushteve të motit, edhe pse asnjë teori nuk mund të përjashtohet në këtë pikë",- deklaroi ai. Një ekip prej 100 ushtarësh francezë, me 30 automjete, udhëtoi drejt vendit të aksidentit teëpremten, i cili është i njëjti ekip i cili u vendos në Mali vitin e kaluar për të luftuar kryengritjet e mbështetura nga Al Kaeda. Rrënojat e avionit algjerian, i cili u zhduk të enjten në mesditë, u gjetën pas disa orësh në shtetin e Malit.Lajmi u konfirmua nga Presidenti i Malit Ibrahim Keita, i cili tha se pjesët e avionit janë gjetur në një zonë veriore të shkretëtirës. Linja ajrore kombëtare e Algjerisë deklaroi se humbi kontaktet me avionin rreth 50 minuta pas nisjes. Avioni 5017, pjese e linjave ajrore spanjolle Sëiftair fluturonte nga Burkina Faso drejt Algjerit.Autoritetet në Bukrina Faso deklaruan se ne listen e pasagjerev 50 qytetarë ishin francezë, 24 nga Burkina Faso, tetë libanezë, katër algjerianë, dy nga Luksemburgu, një belg, një zviceran, një nigerian, një cameroonian, një ukrainas dhe një rumun. Ndërkohë gjashtë anëtarët e ekuipazhit janë spanjolle dhe pilotët gjithashtu. Avioni fluturonte nga Ouagadougou drejt Algjerit 4 herë në javë.